Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqtarja Gjoka e çoi në SPAK, Argita si i ati: Unë flas pa prova, akuzat e mia pastaj t’i faktojë drejtësia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjyqtarja Gjoka e çoi në SPAK, Argita si i ati: Unë flas pa prova, akuzat e mia pastaj t’i faktojë drejtësia
AktualitetPolitike

Gjyqtarja Gjoka e çoi në SPAK, Argita si i ati: Unë flas pa prova, akuzat e mia pastaj t’i faktojë drejtësia

Published: October 19, 2024
Shpërndaje

Argita Malltezi ka reaguar pasi gjyqtarja e GJKKO-së, Irena GJKKO-së i kërkoi SPAK nëpërmjet një relacioni që ta hetonte, lidhur me një deklaratë ku vajza e Sali Berishës u shpreh se magjistratja është korruptuar me një shumë prej 500 mijë euro.

Argita Malltezi shprehet se është njohur përmes medias lidhur me kallëzimin e gjyqtares në Prokurorinë e Posaçme dhe se nuk ka marrë një njoftim për të ditur objektin apo përmbajtjen e akteve.

Mirëpo njesoj si i ati, Argita pranon se ka folur pa prova dhe fakte dhe tani i kerkon drejtesise te vertetoje akuzat e saj verbale.

- Publicitet -

“A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është rregjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?

SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj I bëj edhe një here thirrje t’I përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut”, shprehet Argita Malltezi.

Reagimi i plotë:

Jam njohur nga mediat me kallzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte:

Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit, Keqperdorimin e drejtesise.

Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që I jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.

Së treti, akti I zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashi per nje sere veprash penale ne proceduren e ceshtjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P. Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.

Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’I drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?

A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është rregjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?

SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj I bëj edhe një here thirrje t’I përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?