Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gjysma e burrave janë normalë, gjysma çyrykë”, Rama me gratë e Dibrës: Më 12 Maj do gdhihet rozë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Gjysma e burrave janë normalë, gjysma çyrykë”, Rama me gratë e Dibrës: Më 12 Maj do gdhihet rozë
Lajmi i funditPolitike

“Gjysma e burrave janë normalë, gjysma çyrykë”, Rama me gratë e Dibrës: Më 12 Maj do gdhihet rozë

Published: April 17, 2025
Shpërndaje

Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale këtë të enjte në Dibër ku u takua me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Nga Pallati i Sportit tha se iu kujtua takimi i parë me strukturat e PS-së në Dibër.

“Dua t’ju them këtë që sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS-në e Dibrës. Takimi i parë në Partinë Socialiste të Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një si strofull atje, njëri hidh, tjetri prit, njëri kap, tjetri hidh poshtë. Nuk merrsha vesh as çfarë thoshin, as me kë e kishin, as ku dojshin me dalë, por kuptoja vetëm një gjë, që më budallai aty isha unë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se fakti që “komanda” u ka shkuar grave të Dibrës, është arsyeja pse beson se socialistët mund të fitojnë 4 me 1 më 11 Maj.

- Publicitet -

“4 apo 3 në datën 11 Maj falë jush grave dhe vajzave të Dibrës në radhë të parë, Dibra do votojë aty ku duhet dhe në 12 Maj do gdhihet rozë”, tha Rama.

Kryesocialisti Rama u shpreh krenar se partia e tij ka themelin më të fortë mbështetjen nga gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Për fitoren në 11 Maj tha se u duhen vetëm ato, vota e të rinjve dhe gjysma e burrave sepse jeta i ka treguar se “gjysma tjetër janë çyrykë”.

“Dibra është grua, Shqipëria është grua edhe Europa është grua. Dhe mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar si kryetar i PS se sa fakti që kjo forcë mbështetjen më të madhe dhe themelin e vet më të fortë ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. PS-në e mbështesin 56% e grave dhe e vajzave. Ka disa qarqe ku shkon në 65%. Dibra është diku te 60%. Llogaria është shumë e thjeshtë. Nëse kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave nuk na duhen më shumë, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar, gjysma e burrave janë normalë në këtë vend, gjysma janë çyrykë. Të treja këto forca do të bëjnë që më 11 Maj në të gjithë Shqipërinë të kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona”, tha Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u përgjuan: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti
  • VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  • Bëhet thirrje për qetësi dhe për të pritur vendimin e Apelit: Reagimet e para në Prishtinë dhe Tiranë pas dënimit të krerëve të UÇK
  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Gjyqi i Historisë
  2. O fol e mba, o bëj e ha on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  3. Rjepsi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. Mala on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  5. .... on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?