Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gonzato mbërrin në Parlament, deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gonzato mbërrin në Parlament, deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën
AktualitetPolitike

Gonzato mbërrin në Parlament, deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën

Published: October 31, 2024
Shpërndaje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbërriti në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për t’i dorëzuar progres-raportin kryeparlamentares Elisa Spiropali. Me mbërritjen e tij në ambientet e jashtme, ambasadori u ndesh me deputetët e opozitës, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit. Megjithatë, deputetët e opozitës hapën rrugën dhe lejuan kalimin paqësisht të ambasadorit të BE.

Vizita e Gonzato në parlament erdhi disa minuta pasi ai mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjetjet e raportit. Ambasadori theksoi se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027.

Gonzato nënvizoi se arritja e këtij objektivi varet nga shpejtësia e reformave për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe lirinë e medias dhe të drejtën e pronës në Shqipëri.

- Publicitet -

“Komisioni sheh një mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç theksoi dhe Presidentja e Von Der Leyen gjatë vizitës së kaluar, nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të hapë gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.

Komunikata e publikuar dje thotë se Komisioni mbështet çeljen e grup-kapitullit të 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027-ës. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritetet shqiptare intensifikojnë hapin e reformave të orientuara nga BE, për sundimin e ligjit, konsolidimin e bilancit për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë edhe lirinë e medias, të drejtën e pronësisë dhe pakicat“, tha Gonzato.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?