Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje: Dy qarqet me sëmundshmërinë më të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje: Dy qarqet me sëmundshmërinë më të lartë
AktualitetShendetesi

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje: Dy qarqet me sëmundshmërinë më të lartë

Published: February 2, 2025
Shpërndaje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe fëmijët e moshave shkollore. Referuar buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, java e fundit e janarit shënoi  intensitet shumë të lartë të qarkullimit të gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore.

Mbi 23300 pacientë kërkuan ndihmën e mjekut  vetëm javën e fundit të janarit, ndonëse shifrat e sëmundshmërisë janë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.  Kulmi i epidemisë së gripit ndihet edhe në urgjencën kombëtare, ku janë rritur thirrjet për ndihmë, kryesisht nga të moshuarit.

Ndryshe nga një vit më parë kur fillimi i shkurtit shënoi ulje të intensitetit të gripit, këtë sezon kurba e infektimeve po njeh vetëm rritje. Referuar edhe situatës epidemiologjike në vendet e Europës, ekspertët e shëndetit publik thonë se deri në mes të shkurtit do të jemi në nivele shumë të larta të qarkullimit të infeksioneve respiratore.

- Publicitet -

Dominon gripi në bashkë qarkullim me RSV, ndërsa COVID ka raste shumë më të ulëta. Sipas të dhënave të ISHP, fëmijët deri 14 vjeç janë grupmosha më e prekur nga infeksionet respiratore. Ndërsa komplikacionet më të mëdha raportohen tek moshuarit.

Për shkak të formave të rënda të gripit apo mbivendosje me sëmundje të tjera  janë rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Durrësi, Tirana dhe Mati janë qytete që kanë nivelet më të larta të qarkullimit dhe sëmundshmërisë nga gripi. / A2 CNN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 26 tetor 2026
  • Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet
  • PORTRET: Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  • Reagimet e para nga jashtë pas fitores së Listës Studentore në Serbi
  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  3. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  4. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?