Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grupi 3+3, Çupi skeptike për listat e hapura: Reforma nis me koalicionet! Jo zvarritje hetimit të shkeljeve në zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Grupi 3+3, Çupi skeptike për listat e hapura: Reforma nis me koalicionet! Jo zvarritje hetimit të shkeljeve në zgjedhje
Politike

Grupi 3+3, Çupi skeptike për listat e hapura: Reforma nis me koalicionet! Jo zvarritje hetimit të shkeljeve në zgjedhje

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i Grupit të Dialogut të ngritur në Kuvend. Anëtarja e opozitës në këtë grup, Dhurata Çupi thotë se diskutimet për Reformën duhet të nisin nga koalicionet parazgjedhore. Ajo thotë se duhen riparë afatet e hetimit për kontestimet zgjedhore

Opozita ia doli të ulet e barabartë me maxhorancën në grupin e dialogut për Reformat në Kuvend.

Sfida e radhës do të jetë imponimi për propozimet e saj mbi Reformën zgjedhore, që në fakt, pritet të jetë kryefjalë e punimeve në tryezën e këtij grupi.

- Publicitet -

Në një intervistë për Report Tv, anëtarja e opozitës Dhurata Çupi thotë se paketa e propozimeve synon jo vetëm rregullimin e rregullave të lojës, duke nisur nga rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, por edhe integriteti i zgjedhjeve, me propozime si rishikimi i afatit të hetimeve për shkeljet zgjedhore.

“Reforma zgjedhore është dialogu më i rëndësishëm në këtë tavolinë, shumë e rëndësishme çfarë është diskutuar në 5 qershor, koalicionet parazgjedhore, janë shumë të rëndësishme, afatet e hetimit administrative e penal, kemi dosje të vitit 2016 akoma të papërfunduara e të pambyllura, vazhdojnë të mbeten në hetime ndërkohë që procese të tëra zgjedhore kanë përfunduar. Çdo zgjedhje që ka pasur kontestime shumë pak vendime kemi nga proceset administrative e penale. Reflektimi i raporteve të ODIHR është kusht kryesor, reflektimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese”, shprehet Çupi për Report Tv.

Prioritet nuk duket të kenë listat e hapura, që nga ana tjetër PD zyrtare e kishte shpallur si një prej propozimeve më të rëndësishme, në komisionin bipartizan tashmë të dështuar të Reformës Zgjedhore.

Për Çupin, propozimi i Bashës për listat e hapura është reflektim i interesave të partive të vogla.

“Le të jemi të vërtetë me qytetarët, PD është parti që ka qenë qeverisëse dhe partitë qeverisëse duhet të kenë propozime për sisteme që përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e vendit. PD nuk mund të pretendojë të bëjë propozime të partive të vogla, pra të marrësh një mandat apo dy mandate. PD është parti që duhet të propozojë sisteme apo çështje integriteti të raportit me besueshmërinë zgjedhore si parti serioze. Listat e hapura nuk janë të aplikuara gjerësisht siç propozohen nga aktorët e tjerë politikë”, thotë deputetja Dhurata Çupi.

Por, a do të propozojë opozita votë të detyruar, siç disa kohë më parë e artikulonte kreu i Rithemelimit Sali Berisha?

“Modeli që duhet të kërkojmë kërkon konsultë të gjerë”, thekson ajo.

Çupi mohon që Grupi i Dialogut do të prekë Reformën në Drejtësi, ashtu sikurse përflitej kur ky mekanizëm 3+3 u krijua në parlament.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?