Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grupi 4iG, investitori i ONE Albania vazhdon zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > Grupi 4iG, investitori i ONE Albania vazhdon zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor
Teknologji

Grupi 4iG, investitori i ONE Albania vazhdon zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor

Published: October 22, 2024
Shpërndaje

Grupi korporativ ka krijuar një kompani në Maqedoninë e Veriut

Pas disa blerjeve të suksesshme në Shqipëri dhe Mal të Zi, Grupi 4iG ka filluar përgatitjet për të hyrë në tregun e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar kompaninë ONE Macedonia Telecommunications. Pas vendimit të bordit të premten e kaluar, kompania e re u themelua nga Antenna Hungária Zrt., një degë e 4iG Group, e cila zotëron portofolin e shërbimeve të telekomunikacionit¹ të grupit të info-komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Procedura e regjistrimit ka përfunduar në regjistrin e kompanive të Maqedonisë së Veriut, kështu që me themelimin e kësaj kompanie, Grupi 4iG hyn zyrtarisht në tregun e telekomunikacionit të Maqedonisë së Veriut.

Themelimi i One Macedonia Telecommunications është hapi i parë i rëndësishëm për Grupin 4iG për t’u bërë një lojtar i ri i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut. Krahas bashkëpunimeve profesionale, bizneseve dhe sinergjive operacionale të fituara nga përvojat e mëparshme në rajon, qeveria maqedonase gjithashtu mbështet hyrjen në treg të Grupit 4iG. Qeveria pret që ardhja e një ofruesi të ri shërbimi të rrisë konkurrencën në treg, të përmirësojë cilësinë e rrjeteve të telekomunikacionit, kështu që të përshpejtojë digjitalizimin e vendit.

- Publicitet -

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, Tamás Tábori është emëruar Drejtor Menaxhues i One Macedonia Telecommunications, i cili njëkohësisht mban detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv, përgjegjës për strategjinë e telekomunikacionit në kompaninë mëmë, 4iG Nyrt.

Grupi 4iG ka filluar konsultimet paraprake me autoritetin rregullator të Maqedonisë së Veriut, Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe ka përzgjedhur kompani konsulence lokale dhe ndërkombëtare për të mbështetur zbatimin e strategjisë së grupit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Krahas ekspertëve të Grupit 4iG, ‘Analysys Mason’, një nga kompanitë më të mëdha globale të teknologjisë, mediave dhe konsulencës së telekomunikacionit, do të luajë një rol kryesor.

“Ne jemi të vendosur që të hyjmë në tregun maqedonas të telekomunikacionit me të njëjtin përkushtim dhe inovacion si në Shqipëri dhe Mal të Zi. Themelimi i ONE Macedonia Telecommunications është hapi ynë i parë domethënës drejt shndërrimit në një ofrues kryesor për telekomunikacionin në Maqedoninë e Veriut” – tha Tamás Tábori, Drejtor Menaxhues i Telekomunikacionit për ONE Maqedoni, njëherësh edhe Zëvendësdrejtor Ekzekutiv për strategjinë e telekomunikacionit në 4iG Nyrt.

One Macedonia Telecommunications do të ofrojë shërbime të telekomunikacionit celular, fiks dhe satelitor, tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve të telekomunikacionit dhe IT-së, si dhe shërbime të këshillimit të biznesit.

Si anëtar i aleancës O-RAN, grupi 4iG është i përkushtuar të përdorë teknologjinë nga furnitorë të besueshëm si pjesë e iniciativës “Clean Network”, një kërkesë e vendosur edhe nga qeveria maqedonase për hyrjen në treg. Ndërkohë ka filluar edhe regjistrimi i faqeve të internetit për ofruesin e ri të shërbimeve të telekomunikacionit, me qëllim që kompania të jetë e aksesueshme ndër të tjera përmes domeineve onemacedonia.mk dhe onetelekom.mk.

¹Vodafone Magyarország, DIGI Magyarország, Invitech ICT Service, ONE Albania, ONE Montenegro

 

Informacion shtesë:

4iG Plc, një kompani me kapital kryesisht hungarez, me qendër në Budapest, Hungari, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe info-komunikimit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale, bazuar në njohuri. E listuar në Bursën e Budapestit, qasja e inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i telekomunikacionit dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të transformimit digjital në rajon. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG-së e ka bërë atë një lojtar të rëndësishëm në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Si pronar i ONE Mali i Zi dhe ONE Albania, 4iG Group është një nga operatorët kryesorë të telekomunikacionit dhe TIK-ut në Ballkanin Perëndimor, duke u shërbyer afro 2.2 milionë klientëve dhe 400,000 bizneseve në këto dy vende.

Grupi 4iG shton vlerë të konsiderueshme përmes angazhimit të tij ndaj teknologjive globale që kapërcejnë kufijtë, duke përmbushur nevojat dhe rregulloret lokale. Grupi vazhdon të zgjerojë shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomit dhe teknologjisë së informacionit. Si anëtar i Aleancës O-RAN, grupi është i përkushtuar të ndërtojë “rrjete të pastra”, të cilat përdorin teknologji nga furnitorë të besueshëm. Grupi punëson mbi 8,000 punonjës.

www.4iG.hu

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?