Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grupi PD del me deklaratë të përbashkët: Partneriteti me SHBA e BE e vetmja rrugë që forcon partinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Grupi PD del me deklaratë të përbashkët: Partneriteti me SHBA e BE e vetmja rrugë që forcon partinë
AktualitetPolitike

Grupi PD del me deklaratë të përbashkët: Partneriteti me SHBA e BE e vetmja rrugë që forcon partinë

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Grupi Parlamentar i Patisë Demokratike, i drejtuar nga Gazmend Bardhi u mblodh ditën e sotme në ambientet e Kuvendit, ku u diskutua dhe analizua rezultati i zgjedhjeve të “14 majit” dhe pasojat që sjell ky rezultat.

Në qëndrimin e Grupit Parlemantar thuhet se partneriteti strategjik me SHBA dhe BE është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike.

Po ashtu thuhet se lufta e brendshme e PD dobëson opozitën dhe kërkohet që secili të tejkalojë interesin e vet personal për të ofruar dhe gjetur zgjidhje.

- Publicitet -

Po ashtu në qëndrim propozohet edhe krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës.

QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;

Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;

Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;

Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?