Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GUIDË TURIZMI: Në Lukovën ku pamja mbi det dhe gjelbërimi të lenë pa frymë, këtë vit befason edhe ushqimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > GUIDË TURIZMI: Në Lukovën ku pamja mbi det dhe gjelbërimi të lenë pa frymë, këtë vit befason edhe ushqimi
KurioziteteLifestyle

GUIDË TURIZMI: Në Lukovën ku pamja mbi det dhe gjelbërimi të lenë pa frymë, këtë vit befason edhe ushqimi

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Lukova është një nga perlat e bregut të Jonit. Fshati dallon nga fshatrat e tjerë piktoreskë të Rivierës shqiptare nga gjelbërimi i pafund dhe pamja e pazakontë panoramike mbi det.

Lukova ka marrë një identitet të veçantë në turizmin shqiptar, identitet i cili po theksohet vitet e fundit. Turistët që mbushin fshatin muajt e verës, janë natyralistë. Kamperat dhe çadrat përhapen nëpër ullinjtë e shumtë që bashkohen në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon.

Por ky fshat i veçantë ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore, sezonin e fundit turistik ka arritur të përmirësojë dukshëm një nga mungesat e vëna re vitet e mëparshme: Ushqimi i mirë dhe cilësor.

- Publicitet -

Ndryshe nga Saranda apo fshatrat e Himarës, ku dyndja turistike ka nisur të ndikojë në cilësinë dhe freskinë e ushqimit, Lukova ka arritur këtë vit një nivel befasues të kuzhinës turistike.

Sugjerohen dy pika ku mund të konsumohet ushqim i cilësisë së lartë: Një prej tyre është restorant Perla në hyrje të fshatit, ku supa, sallata dhe gatimet e peshkut nga zonja e shtëpisë janë të mrekullueshme.

Për të dashuruarit pas brumit dhe picës, Lukova ofron një nga piceritë më surprizuese të Rivierës shqiptare. Piceri Lukova një ballkon mbi det, në një kënd të vogël të rrugës kryesore që shkon përmes fshatit, do t’ju befasojë.

Kjo piceri e vogël, në mbrëmje është e mbushur me turistë të huaj, kryesisht gjermanë e zviceranë, edhe pse është ende fillim qershori.

Ari, djaloshi simpatik që drejton Picerinë Riviera në Lukovë

DITA ua sugjeron Lukovën fuqimisht, jo vetëm si një destinacion ende të lirë krahasuar me Dhërmiun, Jalën apo Sarandën, por edhe unik dhe të papërsëritshëm, për detin dhe pamjen mbi det që të le pa frymë.

Aktualisht Ministria e Turizmit dhe Qendra për Angazhim, Hulumtim dhe Transformime janë duke përgatitur një album të plotë mbi disa nga hotelet dhe gjiret detare të Lukovës.

—

Dita

Për më shumë këshilla mbi udhëtime në rivierën shqiptare, vizitoni www.gazetadita.al

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?