Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Guvernatori Sejko në Kuvend: Kemi rënie të inflacionit, ekonomia pati rritje në 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Guvernatori Sejko në Kuvend: Kemi rënie të inflacionit, ekonomia pati rritje në 2023
EkonomiLajmi i fundit

Guvernatori Sejko në Kuvend: Kemi rënie të inflacionit, ekonomia pati rritje në 2023

Published: July 18, 2024
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka raportuar sot për ecurinë e vitit 2023. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Shqipëria ka pasur rritje ekonomike 3.4% në vitin 2023. Gjatë prezantimit të raportit vjetor, nga Kuvendi, Sejko u shpreh se inflacioni ka rënë.

“Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, i eksportit të shërbimeve të turizmit, politika fiskale në kah konsolidues, zgjerimi i kredisë bankare, inflacioni në rënie dhe rritja e shpejtë të të ardhurave nga turizmi. Ekonomia u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, punësimi u rrit me 2.2%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7% në fund të vitit.

Inflacioni zbriti nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024. Kjo ecuri u ndikua nga rënia e inflacionit në tregjet e huaja, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe nga normalizimi i qëndrimit të politikës sonë monetare. Rënia e inflacionit u përqendrua fillimisht tek çmimet e ushqimeve dhe të naftës, por ajo u zgjerua më tej edhe tek komponentët e tjerë të shportës.

- Publicitet -

Kemi punuar për përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe të edukimit financiar të publikut, ku gjej me vend të veçoj miratimin e strategjisë së Bankës së Shqipërisë për edukimin dhe përfshirjen financiare, në fillim të vitit 2024, si dokumenti i parë institucional që promovon edukimin financiar në Kuvend. Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet i orientuar në 3 shtylla kryesore. Në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, në përmbushjen e angazhimeve tona institucionale, si dhe në respektimin e të gjithë rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë. Këto parime do të vijojnë të udhëheqin punën tonë edhe gjatë vitit 2024”, tha Sejko.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?