Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë: Një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Hapet Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë: Një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës
Kulture

Hapet Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë: Një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës

Published: October 22, 2025
Shpërndaje

Nga datat 15 deri më 30 Tetor 2025, Galeria e Artit në Tiranë mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit pamor në rajon – Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit, një urë arti, kulture dhe dialogu e kuruar mjeshtërisht nga artisti  i mirënjohur Helidon Haliti, nën organizimin e përkushtuar të Shoqatës Kulturore VIZart.

Ky edicion është shumë më tepër se një ekspozitë – është një akt i gjallë komunikimi shpirtëror, ku akuareli, kjo teknikë delikate dhe poetike, shndërrohet në një gjuhë universale që flet për miqësi, besim, bukuritë e botës dhe shpirtin njerëzor.

Mbi 200 artistë ndërkombëtarë nga 50 vende të botës , miq të vërtetë të Shqipërisë, rikthehen përmes veprave të tyre. Ata kanë vizituar vendin tonë, kanë përjetuar kulturën, zakonet, shijen e bukës sonë dhe freskinë e ujit, kanë zbuluar bukuritë natyrore dhe shpirtërore që Shqipëria ofron. Të gjitha këto përvoja janë derdhur në letër me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, dhe tashmë kthehen në Tiranë si ambasadorë të artit dhe dashurisë për këtë vend.

- Publicitet -

Bienalia, pjesë e platformës ndërkombëtare “Urat Mesdhetare”, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, e ka kthyer qytetin në një portë të hapur të dialogut ndërkulturor, ku veçantia e këtij viti ishte pjesëmarrja e artistëve egjiptianë, me theks të veçantë mbi pedagogët e talentuar nga Universiteti i Arteve të Aleksandrisë.

Një vend të veçantë zë edhe këndi “Nostalgji”, një hapësirë e qetë reflektimi kushtuar artistëve tanë veteranë, mjeshtrave që përmes brezave kanë lënë dritë dhe udhë në historinë e arteve pamore shqiptare. Ky është një homazh për ata që na mësuan të shohim përtej së dukshmes.

Gjatë ceremonisë së hapjes, kuratori  Helidon Haliti, i cili e interpreton evenimentin si një urë që lidh kujtime, vizione dhe përvoja artistike, pa kufij  , ai e  nënvizoi simbolikën e fluturimit të artistëve mbi Shqipëri përmes imazheve që kanë krijuar. Gjatë ceremonies u ndanë edhe çmime nderuese artitëve  për kontributet në fushën e artit pamor. Mes të vlerësuarve u spikatën:

• Ardian Isufi – “Artisti më i mirë Avand/Gard”

• Nestor Jonuzi – “Mjeshtër i Akuarelit”

Gjithashtu, Çmimet “Ismail Lulani”, emër që përfaqëson një gur themeli të artit shqiptar, u dorëzuan nga e bija, Ormira Lulani, për artistët.

Bienalia e Akuarelit në Tiranë nuk është vetëm një ngjarje – është një udhëtim emocional dhe vizual ku çdo vepër shndërrohet në një dritare drejt një bote tjetër, një rrëfim personal që, ndonëse i huaj në origjinë, është thellësisht i njohur në thelb: njerëzor dhe i përbashkët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?