Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet pas restaurimit Teatri i Kukullave, Rama: Infrastruktura e zhvillimi edhe në funksion të fëmijëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapet pas restaurimit Teatri i Kukullave, Rama: Infrastruktura e zhvillimi edhe në funksion të fëmijëve
AktualitetPolitike

Hapet pas restaurimit Teatri i Kukullave, Rama: Infrastruktura e zhvillimi edhe në funksion të fëmijëve

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë për përurimin e Teatrit të Kukullave në Sheshin “Skënderbej”, i cili është restauruar totalisht pas dëmeve që pësoi struktura nga tërmeti i vitit 2019, tha se rihapja e dyerve të kësaj godine është e rëndësishme pasi tregon se zhvillimi i infrastrukturës vihet në funksion edhe të fëmijëve, të cilët në shoqërinë moderne përfitojnë gjithmonë e më pak nga infrastruktura në zhvillim e qyteteve.

“Më vjen shumë mirë që pas  një periudhe relativisht të gjatë mbylljeje për shkak të punës që u desh bërë që të shpëtoj kjo godinë, tanimë dyert e saj u hapën dhe aktiviteti i Teatrit do të rifillojë.  Ndër godinat e dëmtuara nga tërmeti ishin edhe një sërë godinash të trashëgimisë kulturore dhe për këtë arsye një program i veçantë u ndërtua në bashkëpunim  me miqtë e Bashkimit Evropian dhe janë 27 godina me vlerë të veçantë për historinë tonë dhe kulturën tonë, që falë këtij programi janë kthyer në sytë e duart e komuniteteve shumë më bukur seç kanë qenë më parë. Përtej këtyre unë besoj se ky teatër ka një rëndësi të posaçme edhe për faktin që në përgjithësi qytetet sot dhe vendet sot dhe zhvillimi i infrastrukturës vihet në funksion të të gjithëve, por pjesa më problematike është ajo e fëmijëve. Të cilët janë më pak të përfshirë në rezultatet e zhvillimit. Bëhen hotele të bukura, ndërtime, resorte e zyra, por ajo që ju mbetet fëmijëve është gjithmonë shumë pak. Për këtë arsye është gjithmonë më shumë sesa një godinë, ndaj më vjen shumë mirë që kjo derë u hap”, tha Rama.

Rama po ashtu deklaroi se pavarësisht vrimës së madhe që tërmeti vdekjeprurës shkaktoi edhe në çatinë e Teatrit të Kukullave, gjendja e godinës “prej kohësh ishte për të ardhur keq”, dhe ndaj qeveria sipas tij ka nisur projektin për Teatrin e Fëmijëve pranë Gardës së Republikës, në hyrje të parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.

- Publicitet -

“Ky projekt ka nisur të marrë formë aty ku është hyrja në parkun e qytetit dhe që së shpejti do të çelë dyert me hapësira dhe një program shumë më të gjerë dhe shumë të larmishëm për fëmijët e të gjitha moshave. Sidoqoftë kjo godinë ka një histori, ka një arsye të rëndësishme për tu mirëmbajtur dhe për gjithë këtë investim që u bë. Investim që është shumë më shumë seç duket në shikim të parë. Ky teatër nuk kishte ngrohje dhe ftohje qendrore më parë, sot e ka, e kështu me radhë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?