Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapja e bisedimeve, Shaban Murati tërheq vëmendjen për “kushtin e çuditshëm” në faqen 11 të Kornizës Negociuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Hapja e bisedimeve, Shaban Murati tërheq vëmendjen për “kushtin e çuditshëm” në faqen 11 të Kornizës Negociuese
AnalizaKryesore

Hapja e bisedimeve, Shaban Murati tërheq vëmendjen për “kushtin e çuditshëm” në faqen 11 të Kornizës Negociuese

Published: July 20, 2022
Shpërndaje

 

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati thotë në një analizë të botuar sot në DITA se hapja nga BE e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë në 19 korrik 2022 është një hap pozitiv në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Por euforia nuk duhet të pengojë t’i thuhen opinioni publik shqiptar të vërtetat siç janë”, shton ai dhe merr shembujt e vendeve si Mali i Zi, Serbia, Turqia që kanë nga 8 deri 17 vjet që i kanë hapur bisedimet, pa avancuar më.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, Murati ka qëmtuar Kornizën Negociuese të pranimit të Shqipërisë në BE dhe shkruan:

“E vërteta e dytë më e helmët, që nuk po i thuhet nga qeveria opinionit publik shqiptar është kushti i çuditshëm i vendosur në Kornizën Negociuese të pranimit të Shqipërisë në BE, që Shqipëria duhet t’i japë Greqisë marrëveshjen e detit siç e kërkon Athina.

Në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në konferencën e parë ndërqeveritare midis BE dhe qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

-“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Pavarësisht se nuk përmendet emri “Greqi” është më tepër se e qartë që është fjala për marrëveshjen e detit, të cilën Greqia po kërkon t’ia imponojë Shqipërisë me çdo kusht. Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të. Rivendikimi i vetëm është ai i Greqisë, që insiston të diktojë pranimin e marrrëveshjes së dëmshme të detit, të nëshkruar me Greqinë nga qeveria shqiptare e vitit 2009.

Tani e shohim si kusht të detyrueshëm grek të përfshirë në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë marrëveshjen e detit me Greqinë. Kjo don të thotë që kushti dhe kurthi i Greqisë ka marrë mandatin dhe fuqinë e BE dhe është vendosur si tra i madh për t’u kapërxyer në ecurinë e bisedimeve të pranimit në BE. Greqia ka ngritur pritën e saj të madhe në Kornizën Negociuese të BE…”

Shkrimi i plotë mund të lexohet sot në DITA versioni print ose duke klikuar KËTU

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  2. demo on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?