Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hasani: Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hasani: Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare
AktualitetPolitike

Hasani: Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare

Published: March 7, 2024
Shpërndaje

Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në konferencën e përbashkët për Shtyp me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu dhe rektorin e universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Bektash Mema, prezantoi nismën e ministrisë që ai drejton, e cila synon t’ju vijë në ndihmë shqiptarëve në rajon.

Ai u shpreh se përgjatë vitit akademik 2024-2025, 30 studentë, vajza dhe djem nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri. Sipas ministrit, studentët do të përfitojnë bursë dhe akomodim falas përgjatë gjithë periudhës së studimeve.

“Jam i lumtur që pikërisht në këtë ditë kaq të rëndësishme, mirëprita një grup miqsh nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës dhe nga disa universitete kryesore në Shqipëri, për të diskutuar mbi një nismë të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e arsimit universitar.  Konkretisht, duke filluar nga viti akademik 2024 – 2025, 30 studentë, vajza dhe djem  nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri, duke përfituar bursa studimi dhe akomodimin falas përgjatë gjithë periudhës së studimit”, tha ai.

- Publicitet -

Më tej, ministri Hasani vuri theksin tek një çështje tjetër, e cila lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai tha se në këtë drejtim priten të merren masa konkrete për ta frenuar këtë fenomen, që sipas tij mbetet shumë shqetësues për Shqipërinë.

“Përveç këtyre nismave, në të ardhmen e afërt, objektivat tona do të materializohen edhe me projekte të tjera në ndihmë të komunitetit shqiptar. Së pari, për të frenuar  pasivizimin e adresave, çka padyshim është diçka që na shqetëson shumë,

Së dyti, për njohjen e  diplomave dhe thellimin e shkëmbimeve kulturore, ekonomike e tregtare, sepse besojmë se kjo do të kontribuojë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili përbën edhe një kriter të procesit të integrimit  të Serbisë në Bashkimin Europian.

– Thellimi i bashkëpunimit me faktorin shqiptar, kudo në rajon,

– Garantimi i të drejtave të tyre të gjithë shqiptarëve dhe fuqizimi i tyre politik, social e ekonomik, janë prioritete të punës tonë.

Dëshiroj me këtë rast, t’i siguroj shqiptarët e Luginës se këtu do të gjejnë gjithmonë derën e hapur dhe gatishmërinë maksimale për të punuar së bashku me nisma dhe projekte konkrete që do t’i vijnë në ndihmë bashkëkombësve tanë kudo që ata jetojnë e punojnë në Luginën e Preshevës.  Faleminderit edhe një herë e institucioneve universitare dhe bashkitë për mbështetjen e dhënë”, shtoi ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?