Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hashim Thaçi mbush 55 vjeç, Rama: Sot ka qenë një ditë e vrenjtur brenda meje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hashim Thaçi mbush 55 vjeç, Rama: Sot ka qenë një ditë e vrenjtur brenda meje
AktualitetPolitike

Hashim Thaçi mbush 55 vjeç, Rama: Sot ka qenë një ditë e vrenjtur brenda meje

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Hashim Thaçi edhe një tjetër ditëlindje po e feston në Hagë!

Ish-presidenti i Kosovës, sot mbush 55 vjet. Në ndryshim nga e kaluara, kur ai festonte pranë familjes, edhe një vit tjetër ai është i mbyllur në qeli ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Megjithatë në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet nga miqtë e tij, një prej të cilëve edhe kryeministri Edi Rama. Ai thotë se është mësuar që sivëllaut të tij t’ia urojë ditëlindjen me telefon siç bën prej shumë vitesh, por shton se është penguar për shkak se Thaçi është marrë peng nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare për rrethana që tashmë njihen.

- Publicitet -

Fakti që nuk ia uroi dot ditëlindjen që në mëngjes, për Ramën e ka një arsye.

“Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës. Nuk desha ta bëj në mëngjes një urim digjital me foton e me fjalët që i thuhen dikujt që edhe mund ta marrësh në telefon, nuk e di, një ngërç në fyt më pengoi, një si inat prej pafuqisë ma ndaloi. As e kam dot idenë nëse sivëllau im do të mund t’i lexojë sot këto rreshta, që as urim nuk janë edhe pse urimin që të jetojë sa malet e Shqipërisë unë po e bëj, por di me siguri që në këtë ditëlindje të Hashim Thaçit kam tërë ditën që më rri si gozhdë e ngulur në tru pyetja: A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?! Kam frikë se të vërtetën për këtë s’kam për ta marrë vesh kurrë. Po ndoshta këtë frikë e kam nga vranësira brenda meje që s’ia urova dot ditëlindjen Hashimit me telefon, siç jam mësuar prej shumë vitesh”, shkruan Rama.

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqit, gjenden në paraburgim në Hagë pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Kjo është ditëlindja e tij e tretë që po feston në Hagë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  • Çerek shekulli nga Marrëveshja që i dha fund gjakderdhjes, ndarjet e thella në shoqëri nuk janë shëruar 
  • Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  • Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve
  • Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K R on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  2. Detari on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  3. Anonymous on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  4. Anonymous on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. ANA on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?