Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E braktisën në kafaz”, Rama: “Hashim Thaçi është shqiponjë, nuk ka kafshë më të keqe se…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “E braktisën në kafaz”, Rama: “Hashim Thaçi është shqiponjë, nuk ka kafshë më të keqe se…”
KryesorePolitike

“E braktisën në kafaz”, Rama: “Hashim Thaçi është shqiponjë, nuk ka kafshë më të keqe se…”

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama foli sot dhe për ish-Presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas tij është “një shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës”.

Në seancën në Kuvend të dedikuar çështjes së Kosovës, Rama ritheksoi se rruga e vetme për të normalizuar situatën mes Kosovës e Serbisë është dialogu dhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

“Por, se duhet t’i përgjigjem si ka mundësi? Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë nga të gjithë ata që i kanë braktisur, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptarëve në historinë e tyre është një tjetër, sa banale aq dhe koherente, me gjithë thelbin e qorr belasë politike që e përndjek shtetin shqiptar që nga viti 1912. E dini si e ka emrin? Urrejtje!

- Publicitet -

Urrejtja për Hashim Thaçin si fitimtar i luftës që donte medoemos të fitonte dhe paqen. Po atë shprehjen të djegësh jorganin për një plesht e keni parasysh? Nuk ka kafshë më të keqe se njeriu kur humb arsyen dhe nuk ka egërsi të dytë si ajo e pleshtit të urrejtjes brenda njeriut.

Hashim Thaçi natyrisht është një shqiponjë që edhe në kafazin e Hagës i pengon jo pak koka politike apo të politizuara shqiptarësh të mendojnë të lirë se si duhet ta fitojnë luftën diplomatike me Serbinë që u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike prej thuajse çerek shekulli nga Hashim Thaçi me shokë. Që ngritën botën në këmbë me ato pushkët e tyre, shumëkush andej e disa këtej janë gati të djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jo thjesht jorganin e sigurisë së Kosovës bashkë me jorganin e sigurisë së Shqipërisë, por të djegin dhe procesin e formësimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, i cili kalon vetëm e vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut, normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë krah për krah me aleatët tanë, SHBA dhe BE. Asnjë shteg tjetër!

Për t’ja dalë këtij kryeqëllimi ekzistencial. Me këto plotëformimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk arrihet kurrë, përkundrazi shtyhet pafundësisht! Po të paktën është mirë që teoricienët dhe praktikantët e patriotizmit elektoral ta dëgjojnë këtu sot se për mua nuk ka nder më të madh se të jem i bashkëakuzuar me Hashim Thaçin si tradhtar në raport me Kosovën dhe nuk ka provë më të madhe se kjo për dritëshkurtësinë dhe papërgjegjshmërinë historike të përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e UÇK-së, se lufta fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës pa të cilët nuk do ta kishte fituar kurrë luftën e nuk do ishte njohur kurrë si shtet e fatkeqësisht kujtojnë se lufta diplomatike ndaj Kosovës fitohet duke nxitur armiqësi ndaj qeverisë së Shqipërisë, e pastaj ndaj meje personalisht”, tha Rama.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LIVE: Mijëra vetë mblidhen në ditën e 21-të të protestës, iu bashkohen edhe emigrantë nga diaspora
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?