Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi (1 gusht) për projektin 356 milionë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi (1 gusht) për projektin 356 milionë euro
AktualitetEkonomi

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi (1 gusht) për projektin 356 milionë euro

Published: August 1, 2024
Shpërndaje

Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është një nga financuesit e projektit hekurudhor Vorë-Hani i Hotit u njoftua se këtë javë pritet hapja e tenderit me objekt rehabilitimi i kësaj linje teksa lloji i prokurimit përfshin të mira, punime dhe konsulencë.

Konkretisht Hekurudhat Shqiptare që janë autoriteti kontraktor dhe përfituesi direkt i financimit vlerësojnë se në datën 1 gusht pritet hapja e procedurës.

“Klienti i përmendur më sipër synon të përdorë një pjesë të të ardhurave të një kredie /granti të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka) për koston e projektit të përmendur më sipër.

- Publicitet -

Huamarrësi ka aplikuar për bashkëfinancim nga burimet e mëposhtme në shumat e treguara si vlerësim: Grantet e WBIF në një shumë prej rreth 160 milionë euro, kredi nga BERZH në një shumë prej përafërsisht 100 milionë euro, kredi nga BEI në një shumë prej rreth 100 milionë euro.”

“Financimi i Bankës do të përdoret për rehabilitimin e linjës hekurudhore 120.2 km ndërmjet Vorës dhe Hanit të Hotit në kufi me Malin e Zi, lidhja e vetme hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje. Vlera totale e parashikuar e projektit 356 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit kontratat do t’i nënshtrohen politikave dhe rregullave të prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për firma nga çdo vend, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe në dokumentet e prokurimit. Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP).

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?