Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet e SPAK për rrugët kanë marrë përmasa të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Hetimet e SPAK për rrugët kanë marrë përmasa të reja
Analiza

Hetimet e SPAK për rrugët kanë marrë përmasa të reja

Published: November 24, 2025
Shpërndaje

Dosja “Balluku” duket se është shumë më e madhe nga çfarë është parë deri tani. Ajo që fillimisht u paraqit si një hetim për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, ka marrë përmasa të reja dhe nën verifikim janë të 7 lotet e projektit por edhe procedura të tjera tenderuese.

Bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha publike në vend, 28.7 kilometra rrugë me një vlerë rreth 450 milionë euro. Mësohet se SPAK ka në duar një sasi të madhe dokumentesh, komunikimesh dhe korrespondencash zyrtare që i përkasin viteve 2021–2023. Të gjitha këto janë pjesë e asaj që brenda institucioneve quhet “dosja e madhe” e tenderëve të infrastrukturës.

Sipas dokumentacionit në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, për Unazën u hapën 7 tendera njëherësh të Unazes së Madhe. Mesazhet e përfshira në dosjen hetimore tregojnë se më 12 gusht 2021, punonjësit e ARRSH-së punonin deri pas mesnate për publikimin e tenderëve.

- Publicitet -

Sipas prokurorisë, gjithë ky nxitim kishte vetëm një qëllim, formalitetet e procedurës të mbylleshin në kohë. Sepse, siç del nga hetimet, fituesit ishin përcaktuar paraprakisht.

Mesazhet mes ministres Belinda Balluku dhe Berberit tregojnë se vetëm katër ditë para hapjes së ofertave, ministrja udhëzonte se kush duhej të merrte pjesë në garë dhe cilat kompani duhej të tërhiqeshin.

Mësohet se në tavolinën e hetuesve te SPAK ndodhen edhe procedura të tjera të mëdha infrastrukturore, të cilat po kalojnë në filter, si dokumentet, komunikimet dhe mënyra se si janë marrë vendimet.

Në janar 2024 u arrestua ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi. Ai moment u pa si lëvizja e parë e dukshme e organit të hetimit, por nuk ishte lëvizja e fundit. Pasi SPAK nisi të shkundë dokumentet, hetimi tashmë është zgjeruar nga Llogaraja tek lotet e Unazës së Madhe dhe jo vetëm aty.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  • Kostoja ekonomike e El Niño-s, si e prek Shqipërinë
  • Horoskopi 1 Gusht 2026, parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut
  • Temperatura përvëluese, sot deri në 38°C, moti për sot
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. Noc Rroku on Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  2. Hari on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. ANA on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Katiu on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Trapajane hesapi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?