Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet: Motori i përdorur për vrasjen e Nikulajt dyshohet se u ble nga një vajzë në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aforizma > Hetimet: Motori i përdorur për vrasjen e Nikulajt dyshohet se u ble nga një vajzë në Shkodër
AforizmaKronike

Hetimet: Motori i përdorur për vrasjen e Nikulajt dyshohet se u ble nga një vajzë në Shkodër

Published: 26 Prill, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt.

Në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj policia ka zbuluar se janë përfshirë 7 persona. Nga analizimi i provave policia ka arritur të gjejë identitetin e ekzekutorit.

Megjithëse kontrollet vijojnë prej 19 prillit në zonën e Gjadrit, policia ende nuk ka mundur të gjejë motorin e përdorur nga vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, dhe as ka arritur të shpjegojë me prova ligjore se si ka vijuar lëvizja e tij më tej.

- Publicitet -

Në një banesë në fshatin Gjadër policia gjeti pjesërisht të djegura disa veshje që dyshohet se janë të ekzekutorit të biznesmenit. Ato po ekzaminohen në laboratorin shkencor.

Nga ana tjetër hetime intensive po kryen edhe për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në vrasje si porositës, vëzhgues apo bashkëpunëtorë.

Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori I biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes. Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një pallat në ndërtim nga ku ka dalë vetëm pasi është njoftuar se ishin krijuar kushtet e përshtatshme për kryerjen e ekzekutimit në lokalin ‘Coral’.

Ky pallat në ndërtim e sipër ku qëndroi i fshehur vrasësi është rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi vrasja. Autori i maskuar me jelek fosforeshent dhe skafandër dyshohet se u njoftua që objektivi i tij ishte i vetëm në tavolinë dhe kreu ekzekutimin. Ndër personat e dyshuar si bashkëpunëtor është një anglez i prezantuar si turist. Në kamerat e pallatit në ndërtim i cili shfrytëzohet vetëm në katin përdhes për parkim shfaqet për disa minuta dhe turisti anglez, por policia nuk është e bindur nëse është realizuar një takim mes tij dhe vrasësit që ka qëndruar 8 orë në atë godinë.

Dyshimet e policisë shtohen edhe për faktin se gjatë 5 ditëve të qëndrimit të tij në Shëngjin, turisti ka qëndruar me kapele dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos lënë pas gjurmë të tij. Ai ka arritur deri aty sa ka mbledhur edhe bishtat e cigareve që konsumonte. Policia shqiptare është në pritje të të dhënave nga homologët anglez në lidhje me personin që dyshohet si bashkëpunëtor i cili u largua nga Rinasi drejt atdheut të tij vetëm pak orë pas vrasjes.

Nga ana tjetër, motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është furnizuar në një pike karburanti ne superstraden Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar dhe pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëjtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmeve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  • Programi bërthamor i Iranit, ministrat e jashtëm evropianë mblidhen sot në Gjenevë
  • Morën vilën me qira dhe e përdorën për ushtrim prostitucioni, arrestohen katër kineze në Durrës
  • Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të Arjan Ndojës, i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje

Komentet e Fundit

  1. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  2. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  3. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. Historjani modest në Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
  5. demo në Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?