Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HETIMI: Vrasësit e 19 vjeçarit në Tiranë, asnjë lidhje me vajzën mollë-sherri, në skenë del grabitësi i vrarë i Rinasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > HETIMI: Vrasësit e 19 vjeçarit në Tiranë, asnjë lidhje me vajzën mollë-sherri, në skenë del grabitësi i vrarë i Rinasit
KronikeKryesore

HETIMI: Vrasësit e 19 vjeçarit në Tiranë, asnjë lidhje me vajzën mollë-sherri, në skenë del grabitësi i vrarë i Rinasit

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Deri më tani është raportuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur sepse Axel Hoxhaj i kishte ngacmuar të dashurën Toshkësit.

Por dëshmia e vajzës në Prokurori,  e ka përmbysur situatën. Detaje nga ljo dëshmi kanë rrjedhur sot në media. Konflikti i viktimës për vajzën, ka qenë me një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.

- Publicitet -

Këta nuk kanë lidhje me vajzën, por kanë shkuar “të sqarohen” sepse këtë ua ka kërkuar shoku i tyre, i cili kishte patur më herët lidhje me të dashurën e viktimës.

Mësohet se Toshkësi konfliktin për vajzën e ka pasur me shtetasin Arbër Murataj 18-vjeç. Ky është djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019.

Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesin, pasi kishin patur fërkime xhelozie lidhur me vajzën në fjalë.

Këta të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit. Përflitet se aty ka patur grindje dhe Murataj ka goditur viktimën me një hanxhar. Toshkësi është plagosur lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici.

Dy muaj më vonë, më 18 prill ai u godit për vdekje me thikë nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbër Muratajn.

Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit, por ende Prokuroria nuk ka arritur në një përfundim.

Kush është Admir Murataj, “koka” dhe viktima e grabitjes së Rinasit

Grabitja spektakolare ndodhi në vitin 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Para se të vritej, Admir Murataj ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017.

Murataj ishte arratisur nga burgjet greke dhe përdorte 15 emra.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik të Krakovit, nga dy policët heronj, te vdekja e autorit dhe dezinformimi me IA
  • HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  • 09 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. prehistoriku on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. TIRONA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?