Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hije skandali në Drejtësi/ Kush e liroi 7 vite para kohe kushëririn e Ervis Martinajt?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hije skandali në Drejtësi/ Kush e liroi 7 vite para kohe kushëririn e Ervis Martinajt?!
AktualitetKronike

Hije skandali në Drejtësi/ Kush e liroi 7 vite para kohe kushëririn e Ervis Martinajt?!

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Policia e Tiranës njoftoi ndalimin e Emiljano Nina (Tasho), një person me precedentë të shumtë penalë nga vrasja tek grabitjet, këtë herë për akuzën e mashtrimit, teksa u vu re në skedën e tij se Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 14 vite burgim me formë të prerë, për vrasjen e Enton Nikës në vitin 2015 në parkingun e bar-restorant “Muraga” në Linzë. Sipas përllogaritjeve, Nina kishte kryer vetëm shtatë vite burgim dhe misteri mbi drejtësinë nuk është fashitur as në këtë rast. Emiljano Tasho rezulton edhe kushëri i biznesmenit të shumëkërkuar, të zhdukurit mistershëm Ervis Martinaj, e madje krimi i vrasjes në Linzë ka ndodhur pikërisht në prezencë të tij. Policia tha se Nina u ndalua për llogari të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, pasi i kishte marrë makinën një personi dhe nuk ia kishte kthyer më. Nuk u përmend asgjë në njoftim për dënimin mbi vrasjen e Nikës. Në dosjen e prokurorisë theksohet se Emiljano Tasho është akuzuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen e Enton Nikës, më 11 nëntor 2015.

Fillimisht Tasho është dënuar nga Gjykata e Tiranës për vrasje me dashje me 15 vite burg, armëmbajtje pa leje 5 vite burg, vjedhje me dhunë me 7 vite burg dhe sërish për armëmbajtje pa leje 3 vite burg. Duke aplikuar nenin 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve, gjykata e ka dënuar Emiljano Tashon me 24 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tashos i është ulur 1/3 e dënimit, ku përfundimisht është dënuar me 16 vite burg. Vendimi është marrë në 4 maj 2016, pra 7 muaj pas vrasjes dhe arrestimit.

Në nëntor të vitit 2016, në veprim ka hyrë Gjykata e Apelit, e cila i ka ulur dënimin Emiljano Tashos nga 24 vite, në 21 vite burg. Dhe duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, Gjykata e Apelit e ka dënuar Tashon përfundimisht me 14 vite burgim. Vihet re që Prokuroria nuk e ka ankimuar as vendimin e shkallës së parë dhe as të Apelit.

- Publicitet -

Ndërsa Emiljano Tasho nuk është pajtuar as me vendimin e Apelit, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Në rekurs, Emiljano Tasho pretendon se nuk ka dashur ta vrasë Enton Nikën, por shkrepja e pistoletës është bërë nga pakujdesia, gjatë përleshjes në parkingun e lokal ‘Muraga’ në Linzë të Tiranës, në 11 nëntor 2015, se nuk është përfshirë në vjedhje me dhunë, se është penduar dhe se është i ri në moshë, ku më i nevojshëm është edukimi se sa ndëshkimi me burg. Pamjet e kamerave provuan se nuk ka pasur asnjëlloj përleshjeje mes Nikës dhe grupit prej katër personash që e rrethuan. Madje ka qenë Martinaj që e sulmoi fizikisht, kurse Tasho e qëlloi për vdekje me plumb në zemër.

Por me 24 janar 2022, Emiljano Tasho ka tërhequr rekursin nga Gjykata e Lartë, duke pranuar vendimin e Apelit. Gjykata e Lartë, më 22 prill 2022, ka vendosur mospranimin e rekursit të Tashos, pasi ky i fundit kishte hequr dorë nga rekursi. Mister mbetet fakti se si Tasho, i dënuar me 14 vite burg në 2016, ishte i lirë. 7 muaj paraburgim i llogariten me 1.5, pra rreth 10.5 muaj. Tasho është arrestuar pas vrasjes në nëntor 2015. Dënimit prej 14 vitesh, Emiljano Tasho ka arritur t’ia hedhë pas 7 vitesh, ndonëse ende nuk dihet data e lirimit dhe rrethanat, pasi mund të jetë liruar para vitit 2023. E vetmja zgjidhje juridike ka qenë që në këto 7 vite izolim, Noina (Tasho) të ketë përfituar ulje për sjellje të mirë me më shumë se tre muaj në vit sipas ligjit dhe më tej pezullim të dënimit dhe lirim të parakohshëm; siç veprohet rëndom nga drejtësia shqiptare vitet e fundit me të fortët. Një rast i tillë ishte precedenti edhe i ish-gjyqtares së shkarkuar dhe dënuar për korrupsion, Enkeleda Hoxha, që u falte dënimet përjetë të dënuarve dhe ua kthente në liri të parakohshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?