Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Himara nesër gdhihet me 2 kryetarë”- Dule: Tavo ka hyrë në garë me plus 1000 vota
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Himara nesër gdhihet me 2 kryetarë”- Dule: Tavo ka hyrë në garë me plus 1000 vota
AktualitetPolitike

“Himara nesër gdhihet me 2 kryetarë”- Dule: Tavo ka hyrë në garë me plus 1000 vota

Published: August 4, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, është shprehur se kandidati i PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, ka hyrë në zgjedhje me 1000 vota më shumë se Petro Gjikuria i opozitës.

Komentet Dule i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se në Himarë janë sjellë 311 qytetarë që nuk janë himariotë, për të votuar për PS.

Dule tha gjithashtu se për shkak të skadimit të kartave të identitetit, rreth 600 votuesve të opozitës i është ndaluar pjesëmarrja në votime.

- Publicitet -

Ai shtoi se nuk kishte nevojë për një vendim të ri të qeverisë për votimin e qytetarëve që iu kanë skaduar ID, pasi zgjedhjet janë vazhdim i mandatit të mëparshëm.

Dule shtoi se Himara nesër do të gdhihet me 2 kryebashkiakë, pasi sipas tij, mandati i Fredi Belerit në krye të bashkisë nuk është ndërprerë.

“Më lejoni njerëzisht t’iu falënderoj për mundin për të ndjekur procesin zgjedhor. Është procesi zgjedhor më absurd që mund të ndodhë. Nuk ka një vendim të formës së prerë për kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit për datën e zgjedhjeve. Nesër Himara do të gdhihet me 2 kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit dhe me vendim të formës së prerë. Është për t’u gjykuar ankimimi në KAS i PBDNJ dhe i Belerit. Ankimime këto të depozituara konform legjislacionit në fuqi.

Që para nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e sotme, kandidati i mazhorancës, Tavo, pohoi publikisht se ai ka transferuar gjendjen civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë të Himarës për të mbrojtur votën e tij.

Mbi çfarë ligji? Janë gjithsej 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e zgjedhjeve të sotme, krahasuar me listat e zgjedhjeve të majit 2023. Në zgjedhjet e 2023, lista e zgjedhjeve në krahasim me atë të vitit 2023 ishte pakësuar me 3 zgjedhës, ndërsa tani është shtuar në mënyrë artificiale me 311 zgjedhës.

Për 93 prej tyre ka indicie se janë regjistruar ose kanë transferuar gjendjen civile edhe pasi ishte shpallur dekreti i Presidentit për zgjedhje.

Shkelje këto flagrante që janë kallëzuar në SPAK nga Petro Gjikuria, por ende nuk kemi asnjë veprim nga SPAK, pavarësisht se plotësoheshin kushtet e flagrancës. Çfarë mund të presë një organ drejtësie pas pohimeve të tilla publike.

Nga ana tjetër, në këto zgjedhje, plot 6127 zgjedhës, nga gjithsej 23-74 zgjedhës, pra mbi 25 %, u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes me mosnxjerrjen e vendimit përkatës nga qeveria për të votuar me karta indentiteti apo pasaporta që u ka kaluar data e skadencës.

Shifrat tregojnë se janë mbi 600 qytetarë që janë paraqitur në QV dhe i është mohuar pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Duke qenë vijimi i mandatit nuk duhej vendim i ri për marrjen pjesë në proces. Kandidati i PS ka hyrë në këtë proces zgjedhor me plus 1000 vota krahasuar me kandidatin e opozitës. Kemi një betejë mes Davidit dhe Goliadhit”, tha Dule.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë
  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Ela on Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  4. Vlorë on LETËR E HAPUR
  5. Fjalë me vend on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?