Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Policia të m’i kthejë në punë”, fasonit nga Kruja i arratisen 25 punëtorët nga Pakistani, i ndjek me furgon deri në kufirin grek
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Policia të m’i kthejë në punë”, fasonit nga Kruja i arratisen 25 punëtorët nga Pakistani, i ndjek me furgon deri në kufirin grek
EkonomiKryesore

“Policia të m’i kthejë në punë”, fasonit nga Kruja i arratisen 25 punëtorët nga Pakistani, i ndjek me furgon deri në kufirin grek

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

Një biznesmen nga Fushë-Kruja për t’i shpëtuar falimentit tre muaj më parë nga largimi i fuqisë punëtore, iu drejtua agjensive të punësimit, të cilat i sollën 50 punëtorë nga Pakistani.

Por për punëtorët pakistanezë të Muharremit, Shqipëria ishte vetëm vendi që u shërbeu atyre si tranpolinë për të kaluar në shtetet  e Europës, pasi që prej të shtunës mbrëma Muharremit i janë arratisur 25 punëtorë, pa lajmëruar akskënd.

“Ishte ditë e shtunë dhe e djelë, në fundjavë ne e lëmë punën në orën 15-00 dhe marr vesh mbrëmë në orën 1 të natës që i kanë thënë çunit që punëtorët nuk janë kthyer nga Fushë Kruja.

- Publicitet -

Më pas në orën 09:00 e marim vesh se ku ndodhen, ata ishin në  Libohovë. Në orën 11:00 u nisa nga Kruja mora edhe një fugon dhe erdha në Gjirokastër. Takova të gjithë punonjësit e policisë, gjithashtu komunikova me punonjësit e kufirit dhe u kam thënë që janë Libohovë, ju mund t’i ktheni kur të dalin.

Por më pas marr vesh që nga Libohova ata kishin kaluar në territorin grek” – thotë Muharrem Hoçja, administrator fasoner.

Largimi i punëtorëve për biznesin e Muharremit përkthehet në kosto financiare. Për këtë arsye ai kërkon që punëtorët t’i kthehen përsëri në vendin e punës, duke respektuar kontratën e punës.

Vetëm pas përfundimit të kësaj kontrate Muharremi thotë se ata gëzojnë të drejtën të largohen në cilin vend të duan.

“Tani unë i bëj një thirrje ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme me gjithë të dhënat që i kam dhënë t’ kapin dhe t’i dërgojnë në punë përsëri.”- thotë Hoçja, administrator fasoner.

“Europa është më mirë se ne. Ne i paguajmë aq sa kemi mundësi”- shton ai.

Edhe pse në Shqipëri, pakistanezëve ju sigurojet me ligj strehimi dhe punësimi, përsëri ata vendosin të arratisen. Pas kësaj ngjarje Muharremi do të jetë sërisht në kërkim të fuqisë punëtore.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?