Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Homazhet për Servet Pëllumbin, Rama: Profesori, do të mbetet gjithnjë pikë referimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Homazhet për Servet Pëllumbin, Rama: Profesori, do të mbetet gjithnjë pikë referimi
AktualitetPolitike

Homazhet për Servet Pëllumbin, Rama: Profesori, do të mbetet gjithnjë pikë referimi

Published: May 6, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, deklaroi se “profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimit të epokave, e padyshim një pikë referimi për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë Partisë Socialiste”.

“Unë profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Për hir të së vërtetës dua të kujtoj këtu se marrëdhënie ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatie reciproke në afërsi. Për vite qëkurse e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja, konservator, marksist-leninist, e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin.

Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kronizimit të tij në sferën publike dhe për surprizën time kam njohur një njeri shumë progresist, një njeri dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shoh se përtej momentit të vështirë dhe përtej atyre që dukeshin kishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin dhe e vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe me vërtetësi”, tha Rama.

- Publicitet -

“Kur mora vesh që profesori kishte ndërruar jetë më erdhi si e papritur se nuk e di pse isha mësuar me idenë që profesori ecte çdo ditë dhe më dukej si diçka e paravendosur që ai do ecte gjithmonë. Në ato pak raste kur e kam takuar e gjeja gjithmonë në formë dhe gjithmonë të dëshiruar për të folur për ato tema që ai i kishte përzemër. Kur një njeri largohet shumëçka lidhet me të afrohet, por besoj se edhe kur ky afrim i gjërave si rezultat i momentit të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimit të epokave, e padyshim një pikë referimi për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë PS.

Ajo që është më e rëndësishme është kujtimi që ai lë mbrapa. Besoj që me zë ose pa zë, gjithkush që e ka njohur do ta kujtojë si burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe mbi të gjitha, si burrë babaxhan. Uroj ta kujtojnë gjithmonë jo vetëm djemtë, por edhe mbesat, nipërit dhe gjithë të afërmit e tjerë duke shprehur me dhimbje edhe urimin që të prehet i qetë në paqe, siç e ka merituar me jetën dhe kujtimin që lë mbrapa”, shtoi kryeministri.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore Evropiane publikon modelet e reja të kartëmonedhave
  • Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra
  • Mediat amerikane: Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit
  • Në dashuri nuk do të mungojnë emocionet, ja parashikimi i horoskopit për sot
  • Kthjellime dhe mot i qëndrueshëm, ja parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?