Dashi
Gjatë kësaj të mërkure do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka pushtuar jetën tuaj prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi që të largoheni nga çdo detyrim social, madje edhe ato financiare. Megjithatë duhet të dini se nxitimi nuk sjell zgjidhje të frytshme, ndërsa durimi është çelësi kryesor. Mundohuni që të kanalizoni energjitë tuaja në një objektiv të mirë. Mundohuni të mos lëndoni të tjerët.
Demi
Kjo e mërkurë mund të sjellë marrjen e një vendimi të shumë menduar. Duhet të reagoni në mënyrë më të përgjegjshme ndaj situatave me të cilat ju përball jeta. Ka shumë mundësi që diçka urgjente të ndikojë në planet tuaja. Kjo ditë do të jetë perfekte për të rezultuar e suksesshme. Nëse jeni vetëm, mund të zgjidhni që të hyni në një lidhje e cila ju ka dyjëzuar. Megjithatë gjërat nuk mund të shkojnë përpara, nëse nuk i bëni me përkushtim. Këshillohet që të keni më shumë iniciativë.
Binjakët
Kjo e mërkurë do të sjellë në jetën tuaj një ngjarje personale, e cila do ju pengojë që të bëni progres. Mundohuni që të sistemoni gjërat, nëse doni që të shpëtoni nga ndonjë problem serioz. Dinjiteti do të jetë një faktor vendimtar, në një lidhje ku jeni përfshirë. Dashuria është mjaft e favorshme gjatë kësaj dite. Mund të surprizoni njeriun e zemrës, duke planifikuar diçka speciale. Nëse jeni të përshirë në një lidhje, ky është momenti më i mirë për të rigjetur pasionin. Personat që janë vetëm, do të kenë shumë mundësi për të gjetur partnerin/en.
Gaforrja
Gjatë kësaj të mërkure do të shikoni me më shumë vëmendje situatën tuaj, sidomos nga pikëpamja ekonomike. Duhet të ruani qetësinë dhe të mundoheni të kuptoni pikëpamjen e anëtarëve të tjerë të familjes, lidhur me çështje financiare. Është shumë ë rëndësishme që të mos tregoheni kokëfortë në një lidhje. Partneri/ja juaj nuk është në humorin e duhur për kompromise, ndaj mundohuni të jeni më të kuptueshëm. Kjo sjellje mund të përmirësojë jetën tuaj romantike.
Luani
Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, do të gjendeni në dilemë mes zemrës dhe mendjes. Gjatë kësaj të mërkure duhet të zgjidhni enigmën. Ndiqni instinktin tuaj dhe në këtë mënyrë do të merrni vendimin e duhur. Familja dhe të dashurit tuaj, kanë nevojë për vëmendjen tuaj, ndaj kaloni më shumë kohë me ta. Ky është një moment shumë i mirë për të planifikuar udhëtime. Parashikohet që të keni një takim të favorshëm me dikë që ju tërheq. Bëni kujdes pasi mund të zhgënjeheni.
Virgjëresha
Gjatë kësaj të mërkure mund të keni problem me lëvizshmërinë, nëse jeni duke bërë një punë të rëndësishme që kërkon transport. Mund të humbni toruan, por kjo gjë është një fazë kalimtare. Kjo ditë do të sjellë një atmosferë tërësisht të re dhe rifreskuese. Ngrohtësia në raportet sentimentale, do të dominojë ditën. Do të keni mundësi për të kaluar më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Ata që janë vetëm, mund të kenë një takim special.
Peshorja
Atmosfera e kësaj dite nuk do të jetë shumë pozitive. Duhet të jeni më të kujdesshëm në raportet me njerëzit e ndjeshëm. Ky është një moment ballafaqimi. Mund të jeni të detyruar të përballeni me situata të pakëndshme. Megjithatë do të jeni në gjendje që të merrni vendimin e duhur edhe nën presion, duke i dhënë një kthesë pozitive jetës tuaj. Ata që janë vetëm, nuk do të kenë aspak fat, por do të jenë të përhumbur në kujtime të së shkuarës.
Akrepi
Kjo e mërkurë parashikon diskutime lidhur me disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni që të jeni sa më të sjellshëm dhe të kuptuar në bisedat tuaja. Nëse nuk arrini që të qetësoheni, mundohuni të përqendroheni aty ku duhet, pa e tepruar. Do të keni nevojë për shumë durim, për tu marrë me partnerin/en tuaj. Kjo pasi edhe probleme më të vogla, mund të kthehen në telashe të mëdha. Duhet të ruani qetësinë.
Shigjetari
Ka shumë mundësi që gjatë kësaj të mërkure të zbuloni një intuitë të mprehtë brenda jush. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për asnjë ndihmë nga jashtë, për të përballuar problemet të cilave mund t’iu bëni ballë vetë. Ka ardhur momenti që të bëni një hap mbas në raportet me persona të tjerë. Sjellja juaj agresive mund t’iu hapë mjaft probleme, ndaj bëni kujdes.
Bricjapi
Jeni natyrë familjare dhe kjo e mërkurë do të nxjerrë në pah pikërisht anën tuaj më të përkushtuar. Do të jetë një ditë shumë e ngjeshur për ju, ku do të përballeni me situata mjaft të vështira. Kjo e mërkurë do të zbulojë erdhe arsyen e sjelljes së ashpër të parnterit/es tuaj. Pavarësisht të gjithave më në fund do të rijetoni shkëndija dashurie.
Ujori
Do të jeni të bekuar nga një vizion i jashtëzakonshëm, i cili do të bëjë që të gjykoni siç duhet. Kjo është dita e duhur për të vlerësuar nisma apo investime të reja. Do të jeni në gjendje që të gjykoni persona që i keni pranë. Stresi i punës do të ndikojë shumë në harmoninë e lidhjes tuaj. Nëse jeni vetëm, bëni mirë që të planifikoni një aktivitet relaksues. Kjo ditë është mjaft e favorshme për të sheshuar çdo keqkuptim.
Peshqit
Kjo e mërkurë parashikon një gjuhë mjaft të mprehtë. Por kjo aftësi mund të çojë në zbulimin e pasigurive tuaja, prej nga do të nxirrini një përfundim. Gjithë ata që janë të përfshirë në një lidhje, mund të vendosin për të zyrtarizuar raportin e tyre. Një ndryshim energjie, mund të bëjë që të vlerësoni raportin në një tjetër dritë. Nëse më parë i keni shmangur disa angazhime, kjo e mërkurë është dita e duhur për t’i vlerësuar me kujdes.