Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
Kulture

Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Për dekada me radhë, revista “Hosteni” ka qenë një pasqyrë ku shoqëria shqiptare ka parë të vërtetat e saj më të zhveshura. Ato që nuk thuheshin dot në tribunat zyrtare, thumbi i mjeshtrave të penës i bënte të mundura dhe të kuptueshme. Për ne që u rritëm mes dy epokave, ka qenë padyshim një institucion i veçantë i mendimit kritik. Këtë kritikë ia përcillte publikut ndryshe nga gjithë të tjerët, nëpërmjet humorit fin dhe satirës pa dorashka.

Në krye të kësaj shkolle të veçantë publicistike ka qëndruar përherë figura e Filip Çakulit, shkrimtarit dhe gazetarit ikonik që na ka mësuar prej asaj kohe e në vijim, guximin për ta thënë të vërtetën edhe me buzëqeshje. Dhe çfarë të vërtetash!

- Publicitet -

Nga faqet e “Hostenit” klasik te gazetaria investigative e ditëve tona, Çakuli e krijoi dhe e përfaqëson këtë standard me mprehtësinë e tij karakteristike, stilin e paimitueshëm, por veçanërisht me aftësinë për ta lexuar njëherazi psikologjinë e pushtetit dhe atë të njeriut të thjeshtë.

Ndaj rigjallërimi i këtij brandi historik përmes platformës Hosteni.com është një sipërmarrje me vlerë të jashtëzakonshme kulturore e mediatike  që rikthen në vëmendje jo vetëm një arkiv të pasur humori e analize, por edhe një model që i mungon medias së sotme digjitale.

​Më poshtë po botojmë një material të marrë nga Hosteni.com, si një ftesë për të shijuar edhe një herë atë stil unik që mban vulën e papërsëritshme të Filip Çakulit dhe shkollës së tij të satirës:

Shkarkimi i zinxhirit komandues…

“….U shkarkua zinxhiri komandues i Policisë së Sarandës pas një vrasjeje.
Komisarët ikën. Përgjegjësit u shkarkuan. Zinxhiri komandues u këput.

Por jo tamam.

Shefi i Komisariatit të Sarandës, në vend që të mbetet pa detyrë, u çua shef komisariati në Dibër.

Pra, shkarkimi funksionon kështu:
— Ke dështuar në Sarandë?
— Shko drejto Dibër!
— Ke humbur kontrollin e situatës?
— Merr një komisariat tjetër!
— Të hoqën nga posti?
— Po, por vetëm nga ai post.

Ky nuk është shkarkim. Është transferim me dekoratë.

Në administratën shqiptare, përgjegjësia nuk të heq nga puna. Të heq vetëm nga adresa: Sot shef në Sarandë. Nesër shef në Dibër. Nëse vazhdon kështu, pasnesër mund të jetë drejtor në Tiranë.

Dhe kështu zinxhiri komandues nuk këputet fare. Vetëm zgjatet…

Marrë nga Hosteni.com

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Këtu janë të gjithë”: Një dëshmitar sekret pretendon se ka hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
  • GJKKO urdhëron fillimin e hetimeve në Rrjoll, pas kallëzimit të banorëve
  • Ja kush komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit
  • “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt…” Zbulohen mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Të gjithë ne do përfundojmë shumë keq, shpirt…”

Komentet e Fundit

  1. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  3. demo on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  4. Felicity Warren on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. KorQari on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?