Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbi zgjedhjet në Himarë, Berisha bën thirrje për “revolta dhe sakrifica”, merr si shembull protestat e përgjakshme në Kenia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Humbi zgjedhjet në Himarë, Berisha bën thirrje për “revolta dhe sakrifica”, merr si shembull protestat e përgjakshme në Kenia
Lajmi i funditPolitike

Humbi zgjedhjet në Himarë, Berisha bën thirrje për “revolta dhe sakrifica”, merr si shembull protestat e përgjakshme në Kenia

Published: August 5, 2024
Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për manipulimin e zgjedhjeve në Himarë, ku humbi me kandidatin e tij Petro Gjikuria.

Gjatë fjalimit të tij nga dritarja e banesës, Berisha ka bërë thirrje për “revolta të pandalshme me zemërim dhe sakrifica”.

Ai ka thënë se Edi Rama mund të rrëzohet vetëm në këtë mënyrë, duke sjellë si shembull protestat e përgjakshme me dhjetra viktima në Nairobi të Kenias, si dhe revoltën popullore në Bangladesh të ndodhur ditët e fundit.

- Publicitet -
Deklarata e Berishës:

Të dashur miq, në çdo zgjedhje, në qoftë se ne nuk bashkohemi.

Në qoftë se ne nuk bëjmë atë që bëjnë kombet kur u merret vota e lirë, ne pothuajse nuk e meritojmë atë.

Çdo e drejtë e marrë kërkon sakrifica për t’u rifituar.

Në një hark kohor të shkurtër, brenda dy muajve, dy shembuj të fuqishëm frymëzues mijëra e mijëra kilometra nga Tirana.

Në Nairobi, të rinjtë dhe studentët gjunjëzuan diktatorin e tyre të zgjedhur me votë njëlloj si Maduroja e Tiranës.

Kurse sot, studentët e Bangladeshit në demonstratat më të fuqishme që mund të bëhen në një vend, detyruan kryeministren autokrate të korruptuar t’ia mbathë me avion nga Daka pas mbi një muaj protesta. Pas sakrificash sublime të dhjetëra e dhjetëra të rinjve. Nderim përjetë kujtimit të tyre.

Miq, të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë.

Nuk fitohen kurrë me fjalime.

Nuk fitohen kurrë në studio televizive.

Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore.

Miq, Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar.

Demokrate e demokratë, kemi bërë rrugë të vështirë, por provën e madhe tani e kemi.

Prova e vërtetë tani është para nesh.

Do qëndrojmë ne opozitë për të firmosur vjedhjen e radhës të mandateve.

Do të qëndrojmë ne opozitë për të firmosur mandatin e katërt mbi krimin elektoral të Edi Ramës, apo do përballemi dhëmb për dhëmb, fyt për fyt.

Apo do përballemi për liri dhe dinjitet?

A do i përgjigjemi ne instinktit tonë?

A do i përgjigjemi ne himnit tonë?

A do përmbushim ne misionin historik të përmbysjes së diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen e qytetarëve, drogën.

Nuk ka mision më të shenjtë se ky për shqiptarët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?