Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbja e thellë e opozitës, Fevziu: PD duhet të hapet, Sali Berisha duhet ta shohë të vërtetën në sy
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Humbja e thellë e opozitës, Fevziu: PD duhet të hapet, Sali Berisha duhet ta shohë të vërtetën në sy
Politike

Humbja e thellë e opozitës, Fevziu: PD duhet të hapet, Sali Berisha duhet ta shohë të vërtetën në sy

Published: May 15, 2023
Shpërndaje

Në një intervistë televizive gazetari Blendi Fevziu analizoi rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023. Duke krahasuar opozitën dhe mazhorancën, Fevziu tha se me bashkitë e fituara, “Bashkë Fitojmë” administron rreth 100 mijë persona krahasuar me 2.7 milionë që administron Partia Socialiste.

Në këndvështrimin e Fevziut, Partia Demokratike ka nevojë të jetë e hapur ndaj palëve që janë të gatshëm për të bërë opozitë si dhe për një analizë të thellë.

“Tani ka një rrugë në gjykimin tim dhe aq sa e mendoj unë dhe e besoj që e mendoj sepse kam edhe një ndjeshmëri ndaj opozitës. Do varet shumë se çfarë do bëjë opozita në 3-4 javët e ardhshme. Në qoftë se opozita do bëjë të njëjtën histori, të denoncimit, vjedhjes, pra asnjëri nga njerëzit  e PD nuk do ulet përballë njëri-tjetrit dhe të pyesë çfarë na ndodhi, kush janë gabimet tona që është pyetja më njerëzore.

- Publicitet -

Partia Demokratike duhet të mblidhet dhe duhet të bëjë këtë analizë të plotë, Partia Demokratike duhet të futet në një proces të plotë hapjeje me të gjithë, jo vetëm me partinë e vulës që ata e konsiderojnë, por me çdo faktor të mundshëm i cili është i  gatshëm të bashkëpunojë kundër mazhorancës pra për t’i bërë opozitë kësaj mazhorance. Duhet të hapet ndaj çdo faktori tjetër, sidomos ndaj të rinjve që është në situatë dramatike”, tha Fevziu.

Fevziu thotë se sipas një studimi të ri, 18% më shumë të rinj anojnë majtas dhe Partia Demokratike është treguar e ftohtë ndaj tyre duke mos u përpjekur t’i afrojë. Në analizën e gazetarit, forca e djathtë do të varet nga reagimi i saj gjatë 4 javëve të ardhshme.

“Partia Demokratike ka vetëm jetike këtë gjë: ka një 4-javësh, një muaj që të shohë të vërtetën në sy, të ndërtojë një strategji që të jetë gati për zgjedhjet e 2025. Në qoftë se do ta shtyjë çështjen siç bëri Basha në 2021 dhe tha beteja tani fillon dhe bëri një kongres ku e duartrokitën të gjithë dhe tha tani ne të vazhdojmë ajo pastaj të çon në këtë situatë sepse këtu ku është PD sot nuk është vetëm situata e sotme”, u shpreh Fevziu.

Sa i përket Sali Berishës, Fevziu u shpreh se është në momentin kur duhet ta shohë të vërtetën në sy dhe nëse mundet, të sforcohet për të hapur dhe çuar përpara partinë.

“Berisha ka momentin e tij historik ta shohë të vërtetën në sy dhe të marrë një vendim. Natyrisht që në kushtet e krijuara në PD nuk ka një zgjidhje pa Berishën por Berisha duhet ta  shohë të vërtetën në sy, të kuptojë rezultatin, të lexojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të bëjë një sforcim të fundit nëse ai ka mundësi ta hapë dhe ta çojë këtë parti përpara.

Në të kundërt  2025 është shumë afër dhe si sot, si nesër do jetë një katastrofë që ai nuk do ta shmangë dot dhe prapë do jetë fundi i tij politik. Pra ka ende një periudhë kohe që të riorganizojë partinë nëse mund ta bëjë këtë por me një kusht, partia ka nevojë për njerëz dhe fytyra të reja. Partia ka nevojë për imazhe të reja, partia ka nevojë për njerëz që besojnë, partia ka nevojë të mbështetet në teza reale të së djathtës, u shpreh gazetari i njohur.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?