Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro dhe tentoi ta helmonte në burg, flet e plagosura Gurakuqi: Nuk e njoh dhe s’kam lidhje fare me të!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro dhe tentoi ta helmonte në burg, flet e plagosura Gurakuqi: Nuk e njoh dhe s’kam lidhje fare me të!
Kronike

Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro dhe tentoi ta helmonte në burg, flet e plagosura Gurakuqi: Nuk e njoh dhe s’kam lidhje fare me të!

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Publikohet edhe reagimi i parë i ish të dashurës së pretenduar nga Dan Hutra, se i kishte edhe 80 mijë euro borxh apo se tentoi ta helmonte në burg nëpërmjet Vladimir Kurtit, të dënuarit përjetë.

Marjana Gurakuqi mbeti e plagosur teksa vetë Hutra u shpreh se synoi që t’i priste fytin dhe ishte shënjestra e parë e tij. Dan Hutra ka deklaruar në polici se e njihte Marjana Gurakuqin dhe se kjo e fundit i kishte një borxh prej 80 mijë eurosh.

Mirëpo, për ‘Pa Gjurmë’ ajo ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën. Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Hutra ka hedhur në drejtim të saj, duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

- Publicitet -

Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni…

Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë.

Marjana Gurakuqi: Faleminderit!

Gazetari: Kishe diçka serioze?

Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam…

Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi.

Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as…ndaj edhe nuk dua…

Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?

Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici.

Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?

Marjana Gurakuqi: Po, unë atë… kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë.

Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?

Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi.

Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?

Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu.

Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro.

Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë…thashë që…

Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?

Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq…

Gazetari: Mirë, faleminderit.

Marjana Gurakuqi: Mirupafshim.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?