Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-policit në 2019
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-policit në 2019
AktualitetKronike

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-policit në 2019

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Ka rënë në prangat e policisë së Belgjikës Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, kundërshtarë të Ervis Martinajt.

Leonard Duka akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.

Duka që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit.

- Publicitet -

Policia bën me dije se në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga informacionet e Fast Albania për vendndodhjen e të shumëkërkuarit,menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca” kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin 37-vjeçarin, banues në Tiranë.

Duka mësohet se ka organizuar një plan për ekzekutimin e “mbretit të lojërave të fatit”, pasi Martinaj i kishte marrë peng babanë duke e keqtrajtuar. Por pasi i dështoi për eliminimin e Martinajt, në shenjë hakmarrje ka lënë të vdekur Santiago Malkon, duke e ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën “Xhanfize Keko”, nga një furgon në lëvizje, ngjarje e cila shkaktoi panik tek qytetarët.

Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ai dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santagio Malko, të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”.

Operacioni, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albanaia, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët e Fast Belgjikës dhe midis ZQK Interpol Tirana e zyrës homologe të Interpol Brukselit.

Kapet nga Fast Belgjika, në një provincë të Brukselit, një shtetas shumë i kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi L. D. ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit S. M., të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona
  • Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  • Nga puna te dashuria, horoskopi për sot, 21 shtator 2026
  • Reshje dhe shtrëngata në disa zona, parashikimi i motit për sot
  • Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin

Komentet e Fundit

  1. K R on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  2. Berlin on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  3. Federali on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  4. naimi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  5. Specialisti on Kush po bën pazar me Bankers?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?