Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I hoqëm njollën Elbasanit”, Gjiknuri në turin e Mirënjohjes: Fitore e pastër që kërkon dhe reflektim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “I hoqëm njollën Elbasanit”, Gjiknuri në turin e Mirënjohjes: Fitore e pastër që kërkon dhe reflektim
Politike

“I hoqëm njollën Elbasanit”, Gjiknuri në turin e Mirënjohjes: Fitore e pastër që kërkon dhe reflektim

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Nga Elbasani i cili ishte ndalesa e radhës e turit të falënderimit të kryeministrit Edi Rama pas fitores më 14 maj,  drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se fitorja në këtë qark ishte e pastër.

“Unë së pari dua t’ju falenderoj në emër të ekipit politik të Partisë Socialiste për të gjithë kontributin e dhënë, për punën e bërë, të gjitha bashkitë e Qarkut të Elbasanit ku ne arritëm një rezultat fantastik 7 – 0. Pavarësisht se rezultati ka dhe ngjyrat e tij brenda, diku më mirë diku me më pak sforco, por e rëndësishme është që fitorja qe e pastër por dhe mesazhi duhet kuptuar”, tha ai.

Numri dy i socialistëve deklaroi se vota e 14 majit është edhe një moment reflektimi  se çfarë mund të bëhet më mirë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

- Publicitet -

“Ju e mbani mend fushatën tonë, teksa thonim që vërtet jemi më të mirët, kemi bërë shumë gjëra, por kemi edhe gjëra për të reflektuar. Për të reflektuar shumë në mënyrën sesi e administrojmë pushtetin por dhe si Parti se çfarë duhet të bëjmë më mirë.Ku ka më mirë sesa fushata dhe zgjedhjet ku ti të marrësh mesazhet e nevojshme nga qytetarët për t’u vetëkorigjuar, për të bërë më të mirën.

Sepse një organizatë qëndron gjatë jo thjesht se është e madhe, se çdo gjë e madhe mund ti vijë koha dhe të tkurret, por kur ajo adoptohet me atë ç’ka kërkon koha. Partia Socialiste ka ditur ta bëjë mirë këtë dhe këtu ka një meritë të madhe Edi Rama. Ka dy karakteristika, është dhe luftëtar por është dhe artist është kreativ. Pra ka dhe vendosmëri por është dhe kreativ për të kuptuar çfarë është e nevojshme dhe pas çdo fushate do të dijë të nxjerrë konkluzionet e duhura dhe të marrë mesazhet e duhura”, shtoi Gjiknuri.

Sekretar i Përgjithshëm i PS siguroi se përpara janë shumë punë për t’u bërë.

“Unë dhe njëherë s’dua ta zgjas, por dua të falenderoj dhe njëherë të gjithë kryetarët e bashkive këtu që secili me punën e tij dhe me ekipet e tyre politike bënë maksimumin e tyre. Natyrshëm edhe këta kanë konkluzione për të nxjerrë. Dhe unë bashkë me ta si drejtues politik do të nxjerr konkluzionet për t’i bërë gjërat edhe më mirë. 

Dhe dua t’ju them dhe njëherë ju jemi borxhlinj për rezultatin. Kemi shumë gjëra për të bërë së bashku, kemi shumë nevojë për të ndryshuar. Realisht dhe një falenderim i veçantë për atë që e thashë që në fillim, sidomos për bashkinë e Elbasanit: i hoqëm njollën Elbasanit që ja patën vënë me të padrejtë”, tha Gjiknuri.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?