Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I mori jetën 19-vjeçarit për një vajzë, Hoxhaj pas dorëzimit: S’doja ta vrisja!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I mori jetën 19-vjeçarit për një vajzë, Hoxhaj pas dorëzimit: S’doja ta vrisja!
AktualitetKronike

I mori jetën 19-vjeçarit për një vajzë, Hoxhaj pas dorëzimit: S’doja ta vrisja!

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka bërë me dije se 18-vjeçari Axel Hoxhaj, një prej autorëve të sherrit që ndodhi tre ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Stiven Toshkëzi, është dorëzuar në polici. I dyshuari si vrasësi i adoleshentit për motive të dobëta, u dorëzua pas negociatave të policisë me familjarët dhe këta të fundit me të riun. Mësohet se Hoxhaj është shprehur paraprakisht se nuk ka dashur që ta vrasë Toshkëzin, por në përleshje e sipër me grushte, i është dashur në gjaknxehtësi që të mbrohet, duke përdorur armën e ftohtë. Por ai nuk ka shpjeguar dot faktin përse mbante një armë të ftohtë me vete dhe rrethanat se i ka shkuar apo e ka pritur viktimën i pari, pra nën dyshimin e një krimi të paramenduar. Prokuroria po përgatit dosjen penale për masë sigurie, ku do kërkojë ‘arrest me burg’, për akuzat e vrasjes me dashje, në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më datë 18 prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, pranë gjimnazit “Partizani”. Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, pas sherrit me 19-vjeçarin që punonte montazhier në televizion, e kanë kanë goditur atë me mjet prerës, teksa si pasojë ndërroi jetë në spital. Më herët Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas krimit, ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila ishte e dashura e viktimës dhe ky i fundit i kërkonte që të mos e ngacmonte më. Maze ka thënë se ai studion në Holandë dhe është kthyer në familje për disa ditë pushimi, kur e kontaktoi Hoxhaj dhe ‘i qau’ hallin që kishte. Autori i ka thënë se Toshkëzi i kishte marrë vajzën që donte dhe e kishte dhunuar, ndaj do të shkonin për t’u sqaruar. Maze pretendoi se nuk dinte asgjë për planin e shokut të tij dhe se në vendngjarje pati përleshje mes tyre dhe më tej erdhi sulmi me thikë.

“Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi Axel Hoxhaj., 18 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Do të pritet edhe marrja në pyetje më e detajuar e Hoxhajt, për të kopsitur dosjen me aktet për masë sigurie.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?