Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I pari qytetar i heshtur, tjetri një katundar shtirak”, Kristaq Rama dhe Saliu, sipas profesor Xhufit: “Por t’i kompleksojë të birin, ia ka dalë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “I pari qytetar i heshtur, tjetri një katundar shtirak”, Kristaq Rama dhe Saliu, sipas profesor Xhufit: “Por t’i kompleksojë të birin, ia ka dalë”
HistoriKryesore

“I pari qytetar i heshtur, tjetri një katundar shtirak”, Kristaq Rama dhe Saliu, sipas profesor Xhufit: “Por t’i kompleksojë të birin, ia ka dalë”

Published: February 26, 2023
Shpërndaje

 

Berisha e akuzon Ramën si pinjoll të diktaturës komuniste, duke i përmendur vazhdimisht të atin, të ndjerin Kristaq Rama.

Në një intervistë për DITA, e cila do botohet e plotë në numrin e saj të nesërm, akademiku Pëllumb Xhufi pyetet edhe për këtë temë.

- Publicitet -

Përgjigjet historiani i mirënjohur:

“Skulptori i Popullit Kristaq Rama ishte antipodi i pjellës së djallit, Sali Berishës. I pari ishte një qytetar i edukuar, i heshtur, human. Ishte aq modest, saqë ndryshe edhe nga i biri, gjatësinë trupore e përjetonte si barrë e tepri.

Në krahasim me të ndjerin Kristaq Rama, Doktori mbetet një katundar dinak, shtirak, i babëzitur, mizor, me mendje të trazuar e me gjuhë të përgjakur.

Kristaqi, e fisnikëroi vendin, nga Tropoja në Sarandë, me kryevepra që përjetësojnë në bronx, mermer e gur ngjarje e figura udhërrëfyese të historisë sonë kombëtare. Saliu e mbushi vendin me kufoma, mbolli urrejtjen e shqiptarit kundër shqiptarit dhe në marrëzinë e tij ndezi dhe vazhdon të ndezë flakët e luftës civile.

Regjimi komunist e futi Kristaq Ramën në parti e në kuvend për shkak të talentit e veprës së tij, jo për partishmëri apo fanatizëm partiak. Këto i kishte me bollëk Doktor-Agjitatori.

Ky, nuk ka lënë rast pa shpërndarë helmin dhe vrerin e tij  mbi emrin e nderuar të Kristaq Ramës. Figura e Skulptorit të Popullit edhe sot, nga bota e përtejme, e torturon  urlatorin e fushë-Tropojës me  mirësinë, epërsinë morale dhe heshtjen gjëmuese të monumenteve të tij.

Megjithatë, sulmet e Doktorit kundër figurës së Kristaq Ramës “komunist”, kanë arritur një farë rezultati tek i biri i tij, Edi, i cili duket aq i kompleksuar nga yxhymet e Doktorit, saqë një pjesë të mirë të mandateve qeverisëse e ka shpenzuar duke u përgjëruar dhe duke dhënë prova për “antikomunizmin” e tij”.

—-

Intervista e plotë me profesor Xhufin, mund të lexohet e plotë, nesër në DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?