Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ibrahimaj bën bilancin për vitin 2022: Rritja ekonomike ishte 4.84%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ibrahimaj bën bilancin për vitin 2022: Rritja ekonomike ishte 4.84%
AktualitetEkonomiPolitike

Ibrahimaj bën bilancin për vitin 2022: Rritja ekonomike ishte 4.84%

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Rritja ekonomike në vend për vitin 2022 ishte 4.84%. Kështu u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj këtë të premte, gjatë një konference për mediat.

Ibrahimaj u shpreh se rritje kanë pasur kryesisht sektorët e ndërtimit dhe të turizmit.

Sipas saj, procesi i rindërtimit po vijon me ritme të shpejta, teksa shtoi se janë shtuar shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

- Publicitet -

Ndër të tjera, ministrja nënvizoi se të ardhurat u rritën me 13.8%, ndërsa norma zyrtare e papunësisë u ul në 10.8%

“Për 3 mujorin e katërt u rrit me 9.8%, duke reflektuar ecurinë e mirë, qoftë të investimeve private në sektorë, qoftë ecurinë pozitive të sektorit të ndërtimit, që është ndikuar kryesisht nga procesi i rindërtimit, që vijon me ritme të shpejta. Ka pasur ndikim edhe rritja e sektorit të turizimit. Në krahasim me vitin 2021, sektorët e lidhur drejtpërdrejt me turizmin u rritën me 10.12%, ndërsa qarkullimi me ato industri të lidhura drejtpërdrejt me turizmin, kanë pasur një rritje prej rreth 40%. Në vitin 2022, hynë 7.5 milionë shtetas të huaj, në krahasim me 5.7 që ishte një vit më parë. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje me 1 milionë shtetas të huaj. Ecuria e aktivitetit ekonomik është ndikuar nga ecuria e të ardhurave. Të ardhurat në total gjatë vitit 2022, janë rritur me 13.8%.

Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur me 14.2%. Inflacioni mesatar për vitin 2022, ka qenë 6.7%. Nëse do krahasojmë rritje e të ardhurave me 14.2% dhe inflacioni me 6.7%, kuptohet që kjo rritje e të ardhurave nga TVSH nuk vjen vetëm nga rritja e çmimeve. Kemi pasur një rritje të të ardhurave të tatimit mbi fitimin. Niveli i papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç, që nuk është papunësia zyrtare e vendit, ka ardhur në ngadalësim nga viti në vit. Për 3 mujorin e katërt të vitin 2022, arriti në 11.4. Norma zyrtare e papunësisë arriti në 10.8%. Niveli i punësimit në rritje, 66.5%%”, theksoi ajo.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
  • Rama del sërish në terren: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  • Parashikimi i horoskopit 16 Tetor 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
  • VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. edhe uji qelbet duke ndenjur on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Detari on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. L on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Detari on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  5. Se mjaft në robëri... on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?