Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Idrizi ngre alarmin për censusin: Me 365 njerëz që vijnë me autobus, Himara bëhet zonë minoritare greke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Idrizi ngre alarmin për censusin: Me 365 njerëz që vijnë me autobus, Himara bëhet zonë minoritare greke
AktualitetPolitike

Idrizi ngre alarmin për censusin: Me 365 njerëz që vijnë me autobus, Himara bëhet zonë minoritare greke

Published: September 22, 2023
Shpërndaje

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi të rrezikshëm censusin e nisur nga 18 shtatori, për shkak të deklarimit të etnisë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Idrizi tha se me përcaktimin e minoriteteve që ka Shqipëria, nëse në një zonë janë 20 për qind nga një pakicë, automatikisht përfitojnë gjuhën, flamurin, tabelat, Sipas tij, rreziku është i madh për zona të tilla si Himara. Idrizi tha se aty nevojiten vetëm 365 njerëz që vijnë me autobus nga Greqia që Himara të shpallet zonë minoritare dhe të përfitojë gjuhën, flamurin dhe tabelat në greqisht.

Idrizi publikoi edhe vendimin e qeverisë greke të vitit 2015, ku përcaktoheshin fshatrat dhe zonat minoritare në Shqipëri. Sipas dokumentit të sjellë nga Idrizi, Greqia pretendon se janë 108 zona të tilla dhe ato kanë lehtësi për të marrë pasaporta, pensione, etj.

- Publicitet -

Shpëtim Idrizi: Qeveria e Shqipëria me lehtësinë më të madhe nxjerr nëntë minoritete kur gjysma e Shqipërisë është jashtë. Shqipëria ka dhënë përcaktimin që në një zonë ku janë 20 për qind nga kjo pakicë automatikisht përfitojnë gjuhën, flamurin, tabelat. Kush është risku tani? Në faqen e BalkanInsight dalin grekë në Shqipëri, 0.9 për qind, faqja e CIA-s ka 1 për qind grekë. Edhe censusi ynë i ka nxjerrë 1 për qind. Problemi është se nëse në një njësi administrative dalin 20 për qind, ato automatikisht, sipas ligjit shqiptar që është i vetmi në botë, ata kanë të drejtë të kërkojnë dy gjuhët, flamurin, tabelat. Nëse në zonën e Himarës nga 11 në 15 për qind në censusin e fundit, janë shumë afër që të dalin 20 për qind. Duhen 365 vetë. 1200 erdhën për zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Pra me gjashtë autobusë bëhet minoritet.

Shpëtim Idrizi: Ky është një vendim i qeverisë greke i vitit 2015, i cili përcakton fshatrat dhe zonat minoritare në Shqipëri.

Ylli Rakipi: I cakton Greqia këto? Sa ka vendosur?

Shpëtim Idrizi: Ja t’i lexoj: Narta, Zvërneci, bashkia Himarë…

Ylli Rakipi: Sa janë gjithsej?

Shpëtim Idrizi: Janë 108. Çfarë efekti ka ky vendimi nga viti 2015 sepse thotë: Të gjithë ato fshatra shqiptare që janë në këtë vendim qeverie kanë lehtësi për të marrë pasaporta, pensione dhe homogjenë. Tani kur është censusi për etninë, ky rrezik është optimal, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera ka bërë gabim. Në ligjin për pakicat etnike kanë dalë 9. Në nenin 7 thuhet: Të dhënat për pakicat etnike janë në të drejtën e vetëidentifikimit të këtyre personave dhe në dokumentacionin e gjendjes civile. Risku i dytë është në zonën e Konispolit, ku Xarra dhe Mursia ka patur prezencë greke, por në censusin e fundit na dolën 27 për qind.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat
  • Hyseni nuk është rasti i parë, Dumani ngriti akuzë në 2003 ndaj ish-shefit të SHISH, Klosi
  • GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Skypion on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. Xha Temja on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  3. Kokpalari 21 janarit on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  4. Xha Teme Analisti on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  5. K R on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?