Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje pas përmbytjeve, Bledi Çuçi merr pjesë në aksionin e Bashkisë së Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje pas përmbytjeve, Bledi Çuçi merr pjesë në aksionin e Bashkisë së Vlorës
AktualitetPolitike

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje pas përmbytjeve, Bledi Çuçi merr pjesë në aksionin e Bashkisë së Vlorës

Published: October 23, 2024
Shpërndaje

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta. Ky aksion është ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 Tetorit, ku Vlora ishte qyteti më i dëmtuar.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas ngjarjes së përmbytjes është bërë evidentimi i të gjitha segmenteve të kanalizimeve dhe do të ndërhyhet në ato vende ku janë kryer abuzime me ndërtime të paligjshme.

“Aty ku është abuzuar ndër vite me ndërtime me apo pa leje, apo jo sipas procedurave që kanë ligjet sa i përket urbanistikës, ne po i shikojmë me shumë vëmendje dhe do të fillojmë të ndërhyjmë, patjetër duke zbatuar edhe ligjet në fuqi. Po aty ku ne mundemi do fillojmë të bëjmë një prishje sepse realisht ndihmon edhe ato projekte që kemi në vazhdim”, tha Dredha.

- Publicitet -

Në nisjen e aksionit të sotëm ka marrë pjesë dhe i deleguari politik i qarkut të Vlorës Bledi Çuçi, i cili inspektoi nisjen e punimeve. Ndërkohë që ndodhej me Dredhën, Çuçi deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

“Kanali ka qenë krejtësisht i bllokuar dhe ky ka qenë një shkaqet që ka sjellë edhe rëndimin e situatës sepse padiskutim me atë intensitet shirash sigurisht që mund të ishte e pa përballueshme, por situata u rëndua shumë edhe në sajë të bllokimit të kanalit kryesor nga ndërtimet pa leje. Kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Çuçi.

Moti i keq dhe reshtjet intensive të shiut më 4 tetor sollën përmbytje me pasoja kolosale në qytetin bregdetar. Situata më kritike u raportua në lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja ‘Rilindja’, ‘Skela’, ‘Pavarësia’, rruga ‘Hasan Kushta’ rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. Po ashtu si pasojë e përmbytjeve djeshme u evakuuan 33 familje, konkretisht 55 persona e kaluan natën në konvikte. Uji dhe balta vërshuan në banesa dhe biznese, ku dëmet e shkaktuar kanë qenë katastrofike. Ende nuk ka një përllogaritje të bilancit të saktë, por autoritetet vendore pritet të nisin punën për verfikimin e dëmeve. Niveli i ujit në shumë rrugë të qytetit bregdetar arriti 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?