Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Audiot e reja të 21 janarit, Imeraj: Kush është dënuar njëherë, nuk ridënohet! Përjashtim, vrasja e Aleks Nikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Audiot e reja të 21 janarit, Imeraj: Kush është dënuar njëherë, nuk ridënohet! Përjashtim, vrasja e Aleks Nikës
KronikeKryesore

Audiot e reja të 21 janarit, Imeraj: Kush është dënuar njëherë, nuk ridënohet! Përjashtim, vrasja e Aleks Nikës

Published: January 23, 2023
Shpërndaje

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj thotë se transkriptet e publikuara për 21 janarin e vitit 2011 kur Kryeministria u sulmua nga mbështetësit e PS, nuk e rihapin dot një gjykim tashmë të kryer.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj nënvizoi nuk mund të rihetohet një çështje për të cilën gjykata ka marrë vendim dhe ky vendim ka marrë formë të prerë.

“Nëse ka dhe burojnë veprime të tjera hetimore, që propozohen, qoftë edhe nga ky audiopërgjimi që disponon zoti Artan Hoxha, që mund të merret, të analizohet, detajohet dhe i jepet rruga për të vijuar në hetime, neni 449, nuk afekton pjesën e gjësë së gjykuar që lidhen me subjektet që kanë marrë një vendim.

- Publicitet -

Pra, nuk mund të ngrehet një akuzë e re, për subjekte të cilat drejtësia i ka dënuar për atë fakt.

Por nëse në raport me hetimet që po zhvillohen për gjetjen e autorësisë për vrasjen e Aleks Nikës, dalin detaje që e lidhin me këtë, në tërësi, nuk pengon më njeri që të vazhdojnë hetimet në këtë aspekt”, theksoi ajo.

Imeraj ngriti pyetjen se përse duhet të tejçohet me forcë nga politika, një ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë.

“Ajo që ne duhet të ngremë zërin në radhë të parë, është që, përse është e nevojshme, që në 2023-shin, për një ngjarje të ndodhur në 2011, të tejçohet me forcë nga politika. Për çfarë arsye? Jemi tashmë disa vite, që ecim në ujërat e reformës në drejtësi, të institicioneve të reja të krijuara dhe shohim ministrin e Drejtësisë që flet për rihapje të dosjes, për dosje që mbahen peng, për prokurorë që bien nga vettingu.

Vetë iniciativa që ndërmerret, nuk ka të bëjë në thelb me hetimin e 21 janarit. Përse iu krijon një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë dosjen në dorë dhe që mund ta marrin procedurialisht. Unë e shoh shumë të thjeshtë këtë”, theksoi ajo.

Imeraj thotë se çdo prokuror është i pavarur që të kryejë një hetim në lidhje me 21 janarin, duke iu referuar audiopërgjimit të publikuar, ku ish-komandanti i gardës, Ndrea Prendi komunikonte dhe i jepte urdhra vartësve të tij.

Ajo u shpreh se kjo mund të realizohet, bazuar në ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale.

“Me ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale, çdo prokuror është i pavarur. Si i tillë, i lind edhe e drejta një prokurori të pavarur, dje që kur ka dalë audiopërgjimi, që kryesisht të nisë një hetim dhe të thotë që në tërësinë e elementëve të ndodhur në këtë historinë e 21 janarit, ka mbetur pa u hetuar ai zinxhiri.

Pra nuk është e nevojshme të bëhet gjithë kjo ekspoze politike. Nuk ka pse t’i prezantohet publikut srejtesia e re si një drejtësi që mban peng një dosje. Nuk mund të themi edhe në 2023-shin pas Reformes, po na mbahen peng dosje”, theksoi ajo.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri?
  • Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po ndërton me ndihmën e Izraelit?
  • BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  • “Protestat nisën për mjedisin, por u kthyen politike”, “Flamingot” në raportin e DASH për Shqipërinë
  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit

Komentet e Fundit

  1. Riçhard on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Kola on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  4. 1thundrak on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  5. 1thundrak on Pse heshtin artistët?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?