Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Importet e sheqernave bien me 41%, konsumi ka rënë nga emigracioni masiv
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Importet e sheqernave bien me 41%, konsumi ka rënë nga emigracioni masiv
AktualitetEkonomi

Importet e sheqernave bien me 41%, konsumi ka rënë nga emigracioni masiv

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Largimet masive të popullatës vijojnë të thellojnë tkurrjen e konsumit të produkteve të shportës ushqimore.

Në periudhën janar-prill 2023, importet e grupit të “Sheqernave dhe ëmbëlsirave prej tij” sipas të dhënave të INSTAT janë ulur 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në këta 4 muaj kjo është sasia më e ulët e importeve të shënuara për të njëjtën periudhë të 8 viteve të fundit.

Kompanitë importuese të sheqerit pohuan se prej disa muajsh, tendenca e çmimeve është në rënie dhe sipas tyre, rënia e importeve është tërësisht për shkak të largimeve masive të popullatës në emigracion, veçanërisht në zonat rurale.

- Publicitet -

Grosistët theksuan se nga largimet e popullatës është prekur i gjithë zinxhiri tregtar i këtij produkti, veçanërisht sektori retail i produkteve ushqimore, pastiçeritë dhe kantinat e pijeve alkoolike që raportojnë rënie konsumi deri në 30%.

“Furnizuesit tanë kryesorë që janë dyqanet retail dhe pastiçeritë raportojnë rënie konsumi 30% më pak se vjet, për shkak të largimit të popullsisë.

Fshatrat pothuajse po boshatisen. Shitjet më tepër janë të përqendruara në Tiranë dhe Durrës”, pohoi një nga përfaqësuesit e kompanive importuese të sheqerit.

Importuesit e sheqerit theksuan se në muajin maj kanë rritur sasinë e importeve dhe kjo për shkak të fillimit të sezonit të turizmit.

Në muajin maj, çmimi i sheqerit u rrit në bursat e huaja 5% krahasuar me muajin paraardhës e ndikuar nga shtimi i kërkesës së vendeve të huaja.

Grosistët shqiptarë nënvizojnë se nuk reflektuan rritjen e çmimit në tregun shqiptar për shkak të sasisë së lartë të stokut të mallit të pashitur që disponojnë.

Magazinimet e sheqerit u shtuan veçanërisht në periudhën e rritjes së fortë të çmimit të produktit në tregjet e huaja për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ndryshimi i çmimeve detyroi importuesit të magazinonin sasi të pashitur të produktit deri në 4 muaj.

Rënie të lartë në periudhën janar-prill shënuan edhe importet e drithërave. Krahasuar me 2021, sasia e importuar u ul 28,6%.

Importuesit e grurit nënvizuan se rënia e importeve ndikohet nga tkurrja e konsumit, për shkak të largimeve në emigracion, kryesisht të pjesës më të madhe konsumatorë që janë të rinjtë.

Grosistët e grurit thanë se konsumi është tkurrur 30 deri në 35% më shumë se vjet, në një kohë kur çmimi i miellit për bukë në Shqipëri është ulur 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku për shkak të konfliktit në Ukrainë, çmimi i miellit arriti nivelin më të lartë në vlerën e 90 lekë për kg.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Ateisti2026. on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?