Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Prodhimet e vendit nuk mjaftojnë, çmimet e zarzavateve rriten me 24%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Prodhimet e vendit nuk mjaftojnë, çmimet e zarzavateve rriten me 24%
EkonomiKryesore

INSTAT: Prodhimet e vendit nuk mjaftojnë, çmimet e zarzavateve rriten me 24%

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Prodhimet e vendit po mbarojnë, teksa numri ende i lartë i turistëve po mban konsumin në nivele të larta. Pas dy muaj frenimi çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritje vjetore me 24 për qind në shtator, raportoi INSTAT.

Në të gjithë shportën e mallrave që përbëjnë konsumin e familjeve shqiptare çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritjen më të lartë.

Rritja e tyre po kërcënon buxhetin e familjeve, pasi janë produkti kryesor i shportës. Burimet nga tregu i pakicës pohuan se, prodhimi vendas është i pamjaftueshëm sidomos për qepë dhe patate. Në qershor rritja e çmimeve në këtë grup nisi të zbutej nga hyrja në treg e prodhimeve të sezonit, por ato nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e vjeshtës dhe dimrit.

- Publicitet -

Gjetja e furnizimeve po vështirësohet dhe importi po mbulon pjesërisht konsumin e patates dhe karotës.

Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakontë këtë vit edhe pse sezoni bujqësor është ende në kulmin e tij.

Tregtarët pohojnë se tre janë faktorët që po diktojnë çmimet në këtë grup, eksporti, pengesat në prodhim dhe numri i lartë i turistëve.

Ndryshimet e klimës krijuan vështirësi në prodhimet bujqësore në BE këtë vit. Për pasojë, shumë prodhime, si domatja, bostani, patatja etj, të aksesojnë tregje të vendeve të zhvilluara si Italia e Gjermania.

Thatësira në disa vende dhe përmbytjet në disa të tjera të Europës, si rrjedhojë ndryshime klimatike nga fenomeni “El Nino”, kanë dëmtuar prodhimin në disa kultura bujqësore që po shiten me çmime me të larta.

Në tregun vendas, çmimet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje në të gjithë zinxhirin që nga prodhimi deri te shitja me pakicë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6-mujorin e parë të vitit, eksportet bujqësore në vlerë ishin 21% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por rritja në sasi, ishte vetëm 4.7%.

Nga ana tjetër milionë turistë që vizituan vendin tonë gjatë sezonit veror rritën konsumin për produktet vendase dhe nga ana tjetër sipërfaqet e mbjella kanë mbetur në vendnumëro ose me ulje për disa kultura për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe braktisjes së fshatit.

Qeveria vitin e kaluar orientoi fermerët për mbjellin grurë si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në import nga lufta në Ukrainë, por ndërkohë që tregu u stabilizua, guri i fermerëve mbeti stok, ndërsa në treg u krijua hendek në furnizimin me zarzavate.

Konsumatorët, po përballen me kosto të larta të jetesës. Situata paraqitet më e rëndë në grupin e pensionistëve ku rreth 48% e tyre marrin pagesa të pjesshme pensioni, shumë larg minimumit jetik.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  2. demo on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Aldrin on SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?