Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët, ndër të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shqiptarët, ndër të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut
KryesoreShendetesi

Shqiptarët, ndër të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në Europë dhe Shqipëria renditet ndër vendet ku kjo sëmundje merr më shumë jetë njerëzish.

Sipas INSTAT, në vitin 2020, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2% të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 508,0 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 23,2%.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, të publikuara sot, që i referohen po vitit 2020, midis anëtarëve të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (61%). Pas saj renditen Rumania, Letonia, Lituania, midis 50-55% dhe Shqipëria është po në këto nivele.

- Publicitet -

Vdekjet më të ulëta nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë në Francë (20%).

Përqindja më e lartë e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë (29%) dhe përqindja më e ulët në Bullgari (15%). Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka një normë të ulët të vdekshmërisë nga tumoret më të ulët, me 13%.

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësonin 55% të shkaqeve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 42% në Belgjikë dhe 76% në Bullgar, sipas Eurostat. Në Shqipëri, kjo peshë është 69.2%, sipas INSTAT, duke qenë ndër më të lartat në Europë për shkak të vdekshmërisë së lartë që vjen nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Sipas INSTAT, Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1%, “sëmundjet e enëve të trurit” me 26,4% dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,0%.

Sipas Eurostat, në vitin kur shpërtheu pandemia, COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në BE, me një total prej gati 439 000 vdekjesh. Përqindjet më të larta të vdekjeve për shkak të COVID-19 u regjistruan në Belgjikë (18%) dhe Spanjë (15%), ndërsa më të ulëtat ishin në Finlandë dhe Estoni (të dyja nga 1%). Në Shqipëri, INSTAT raportoi se “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” ishin përgjegjëse për 8.9% të vdekjeve në vend në 2020-n.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?