Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Turizmi në janar, vizitorët në Veri rriten me 2.3 herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > INSTAT: Turizmi në janar, vizitorët në Veri rriten me 2.3 herë
AktualitetEkonomi

INSTAT: Turizmi në janar, vizitorët në Veri rriten me 2.3 herë

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Vizitorët jorezidentë kanë rritur netqëndrimet e tyre në strukturat akomoduese të pjesës Veriore të vendit me mbi 40 për qind teksa si numër kanë shënuar një rritje me 2.3 herë në janar 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por teksa shifrat në tërësi duken premtuese norma e shfrytëzimit të hoteleve dhe shtretërve ka shënuar ulje në raport me një vit më parë sipas shifrave të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese.

Kështu në muajin Janar 2023, sipas INSTAT treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese reflektojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 26,3%, në krahasim me Janar 2022.

- Publicitet -

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 4,5%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 67,9%.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 1,3%, në krahasim me Janar 2022. Treguesit e tjerë paraqiten: numri i netë qëndrimeve nga rezident ka rënë me 4,3%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 7,8%” raportoi INSTAT.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Janar 2023 është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 26,3%, krahasuar me Janar 2022.

“Numri i vizitorëve jo- rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,3 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 4,3 herë”, vlerëson publikimi.

Ndërkohë në muajin Janar 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (51,1%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (72,2%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9%).

Edhe netqëndrimet kanë shënuar një rritje të lehtë në janar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë muajit Janar 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 1,3%, në krahasim me muajin Janar 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 40,4%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 41,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 5,1 herë”, vlerëson INSTAT.

I njëjti nënvizon se në muajin Janar 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,7 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (64,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,3%).

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8,6%, kundrejt 8,9% që ishte në muajin Janar 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7,2%, kundrejt 8,0% që ishte në muajin Janar 2022”.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot
  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari

Komentet e Fundit

  1. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  2. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  5. demo on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?