Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3% në 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3% në 2023
EkonomiKryesore

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3% në 2023

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (Wiiw), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6 për qind dhe 3.8% në vitin 2025.

Ekspertët e Vjenës pohuan se megjithë vështirësitë që krijoi Lufta në Ukraine, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.

- Publicitet -

Richard Grieveson, Zëvendës Drejtor i Wiiw dhe autori kryesor raportit të Parashikimit tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.

Për vitin 2023, “Wiiw” parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së.  Vendet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastikë. Në vendet e Vishegradit rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.

Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në Rajon ka kaluar kulmin e tij, por do të mbetet i lartë. Bankat qendrore në Rajon mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.

Pas një rënie prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me (3%). Në mes të shkatërrimit të madh edhe ekonomik dhe humbjet njerëzor kjo rritje do të ishte vetëm një hap i vogël përpara.

Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha dhe varet, mbi të gjitha, nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë kundër vendit ka shkatërruar tashmë pjesë të mëdha të infrastrukturës dhe po vazhdon të shkatërrojë.

Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak dhe mungesës së eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.

Embargoja e naftës në BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia tani të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me në 47 dollarë për fuçi. Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në Wiiw beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?