Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Integrimi europian në fokus, Mazniku axhendë intensive në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Integrimi europian në fokus, Mazniku axhendë intensive në Itali
Politike

Integrimi europian në fokus, Mazniku axhendë intensive në Itali

Published: April 20, 2026
Shpërndaje

Thellimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, rritja e bashkëpunimit ekonomik e parlamentar, si dhe mbështetja e mëtejshme e Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë janë fokusi kryesor i axhendës dy ditore në Romë të delegacionit shqiptar ku pjesë është dhe deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku.

Dita e parë nisi me një takim në Senatin Italian me Senatorin Raffaele De Rosa, takim i cili i paraprinë një sërë takimesh të tjera me senatorë dhe deputetë të parlamentit italian.

Takimi me Senatorin De Rosa u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive, ku në fokus ishin marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, si edhe zhvillimet rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

Vizita e delegacionit shqiptar ku janë pjesë dhe deputetët Iris Luarasi, Ardit Bido, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi vijon nesër me një seri takimesh të rëndësishme në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë.

Në axhendë përfshihen takime me Presidentin e pjesës italiane të Grupit të Bashkëpunimit mes Dhomës së Deputetëve dhe Parlamentit Shqiptar, On. Salvatore Deidda, me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Radiotelevizive, Senatoren Barbara Floridia, me Kryetarin e Komisionit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, Senatorin Maurizio Gasparri, me Kryetarin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Europian, Senatorin Giuliomaria Terzi di Sant’Agata, si edhe me Kryetaren e Komisionit të Jashtëzakonshëm për të Drejtat e Njeriut, Senatoren Stefania Pucciarelli.

Gjatë kësaj vizite janë parashikuar takime të përbashkëta me Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve, të kryesuar nga Giulio Tremonti, si edhe me Komisionin për Politikat e Bashkimit Europian.

Italia konsiderohet prej vitesh partneri më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, vendi me lidhjet më të forta ekonomike, historike dhe njerëzore me vendin tonë, si edhe një nga mbështetësit më të rëndësishëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vizita në Romë vlerësohet si një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe në intensifikimin e dialogut politik mes Tiranës dhe Romës në një moment kyç për të ardhmen europiane të rajonit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?