Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Integrimi i Shqipërisë në BE, Gonzato: Tirana zyrtare është në pozita të favorshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Integrimi i Shqipërisë në BE, Gonzato: Tirana zyrtare është në pozita të favorshme
Lajmi i funditPolitike

Integrimi i Shqipërisë në BE, Gonzato: Tirana zyrtare është në pozita të favorshme

Published: November 4, 2024
Shpërndaje

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit. Gonzato gjatë fjalës së tij u ndal tek procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se anëtarësimi në BE është më shumë se sa një proces teknik.

Sipas tij anëtarësimi në BE është një zgjedhje breznie, mbështetur në vlerat dhe parimet themelore të unionit, që duhen në fakt reflektuar në politikën e jashtme, e të brendshme të Shqipërisë. Ai shtoi se Tirana zyrtare është në pozita të favorshme dhe se mbështetja në vend për integrimin në BE është shumë e lartë.

“Anëtarësimi në BE është më shumë se sa një proces teknik dhe vazhdoj ta them. Është një zgjedhje breznie, mbështetur në vlerat dhe parimet themelore të unionit, që duhen në fakt reflektuar në politikën e jashtme, e të brendshme të Shqipërisë, qysh prej asaj që mësojnë fëmijët në shkollë. Mendoj që kjo shkollë mund të luajë një rol të rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin për këtë proces unik e sfidues dhe për hapat që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria është në një pozitë të favorshme. Duket sikur yjet janë në vijën e duhur. Në Shqipëri shumica dërrmuese vazhdon të jetë mbështetëse e integrimit të vendit në BE. Dikush mund të thotë që mbështetja e Shqipërisë për BE është më e lartë edhe se mes shteteve anëtare të BE-së. Kjo është e sigurt. Ky është një avantazh i jashtëzakonshëm”, tha ambasadori.

- Publicitet -

Sipas Gonzato-s, Shqipërisë i duhet të bëjë reforma e të përfundojë transformime ekonomike e politike duke përfshirë të gjitha anët e spektrit politik dhe shoqërisë civile. Ai tha se paketa e zgjerimit 2024-ës e KE e miratuar në fillim të kësaj jave ofron udhëzues të qartë për atë që duhet bërë në të gjithë sektorët. Sipas tij për këtë duhet udhëheqje e fortë e konsistente, mbështetje ndërpartiake e gjerë, një strukturë e konsoliduar dhe eficente e negociatave, po kështu edhe mekanizmat efikase konsultimi me aktorët e shoqërisë, duke qenë se flasim për një proces gjithëshoqëror.

“Nuk ka kohë për të hezituar apo zvarritur sepse standardi apo piketa për çdo vendim rregullator të marrë nga ky parlamentar, qeveria apo atij vendor duhet të jenë të atij të BE-së. Paketa e zgjerimit 2024-ës e KE e miratuar në fillim të kësaj jave ofron udhëzues të qartë për atë që duhet bërë në të gjithë sektorët. Për këtë duhet udhëheqje e fortë e konsistente, mbështetje ndërpartiake e gjerë, një strukturë e konsoliduar dhe eficente e negociatave, po kështu edhe mekanizmat efikase konsultimi me aktorët e shoqërisë, duke qenë se flasim për një proces gjithëshoqëror.

Shqipërisë i duhet që të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformime ekonomike, politike duke sjellë të gjithë aktorët, nga të gjitha anët e spektrit politik dhe nga shoqëria civile. Është një kohë mjaft entuziaste për Shqipërinë, për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për mua do thoja sepse shkolla këtë vit vjen në momentin e duhur”, tha Gonzato.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Mesazhi që më nisi mamaja sot në mëngjes per parajsen e Edvinit on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. nje shqiptar on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Ethem Lalaj on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  5. abdiaga on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?