Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Integrimi, ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Integrimi, ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën
AktualitetPolitike

Integrimi, ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën

Published: April 30, 2026
Shpërndaje

Ministrat europianë, ministrja Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, kanë zhvilluar një konferencë me ministrin e jashtëm Ferit Hoxha, pas takimit zyrtar mes tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, deklaroi se Sllovakia është e gatshme të ofrojë ndihmë për Shqipërinë për mbylljen e grup-kapitujve.

“Nevoja urgjente për zgjerim është më e domosdoshme. Është një element kyç për sigurinë e kontinentit. Është thelbësor për tradidat gjeo-politike. Rëndësia strategjike e rajonit është theksuar edhe më tej. Ne e shohim vizitën e “S3” në Tiranë si në kohën e duhur. Shqipëria ka pasur përparim dhe ka përmbushur kritetet e integrimit, mund të shndërrohet në kampione në rajon, në këtë fushë. Është me rëndësi për të gjithë rajonin që të ketë sa më shumë shembuj pozitiv. Kërkojmë që parimi i meritës të jetë kyç”, tha ministri sllovak.

Ministrja Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, u shpreh:

“Europa për shqiptarët duhet të jetë realiteti që e ndjejnë që sot, jo vetëm një premtim për të nesërmen. Ne mbështesim fort integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor, hap pas hapi, përparim i prekshëm për njerëzit dhe bizneset. Vijoni me reformat”.

- Publicitet -

Të njëjtën mbështetje e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka.

“Kur Shqipëria dorëzoi aplikimin në 2009-ën në Pragë, gjatë Presidencës tonë në Këshillin Europian, në praninë time se në atë kohë isha anëtar i zyrës presidenciale, kryeministri Edi Rama tha se gjithçka lidhet kaq mirë. Faleminderit për diskutimin e frytshëm gjatë drekës, me shijen e rakisë në fund, është mjaft e veçantë. Unë mendoj që të tre ne erdhëm këtu të shprehim mbështetjen tonë të fortë, por edhe të dëgjojmë. Shqipëria po shënon përparim të shpejtë e real. Çelja e grup-kapitujve në 30 muaj është e shkëlqyer, mbresëlënëse! Do të thotë se ju jeni angazhuar seriozisht, ky përparim është bazë e fortë për fazën e ardhshme”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, deklaroi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Shqipërisë dhe se procesi duhet të bazohet në meritë, reforma dhe rezultate konkrete.

“Diskutimet tona u përqendruan gjithashtu në ndërlidhjet energjitike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime nënvizojnë edhe më shumë nevojën për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike. Trajtuam gjithashtu çështjet e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, duke i konsideruar ato si dimensione kyçe të sigurisë së BE-së dhe të shteteve anëtare”, bëri me dije Hoxha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?