Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Olta Xhaçka: Brenda vitit 2023 do mbajmë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Olta Xhaçka: Brenda vitit 2023 do mbajmë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
KryesorePolitike

Olta Xhaçka: Brenda vitit 2023 do mbajmë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare

Published: March 9, 2023
Shpërndaje

Brenda vitit 2023 vendi ynë do të arrijë të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Kështu deklaroi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, nga Forumi Ballkanik i Budapestit.

Sipas saj, rajoni sheh sinjale pozitive nga BE përsa i përket procesit të integrimit.

“Ne shohim një ndryshim në qasjen e BE ndaj rajonit, sidomos pas agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë. Tashmë BE ka një qasje më strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe perspektiva e integrimit evropian është e besueshme. Mbajtja e Samitit BE – BP në Tiranë ishte një mesazh i fortë i mbështetjes për rajonin, por edhe i përkushtimit të BE ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

- Publicitet -

Ministrja Xhaçka u ndal gjatë diskutimit të saj edhe tek roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në raport me luftën në Ukrainë.

“Vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të qartë e të guximshëm në KS, duke denoncuar agresionin e duke punuar diplomatikisht krah aleatëve për të izoluar Rusinë. Ky qëndrim është në linjë jo vetëm me aleatët tanë, por edhe me interesin tonë kombëtar, pasi ne besojmë që një sistem ndërkombëtar i bazuar tek rregullat, me Kartën e OKB-së si shtyllë të tij kryesore, është jetik për sigurinë e vendeve si Shqipëria. Unë nuk di të them se çfarë mund të bëjë më shumë OKB për të arritur paqen në Ukrainë, por di të them se kjo paqe duhet të fillojë me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe respektimin plotësisht të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo.

Forumi Ballkanik i Budapestit organizohet nga Instituti për Punë të Jashtme dhe Tregti dhe Fondacioni Konrad – Adenauer. Përveç Ministres Xhaçka, të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ai i Serbisë, Ivica Dacic dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
  • E enjte e zezë në Wall Street, tregjet amerikane humbasin 3.2 trilionë dollarë
  • Çmimi i naftës rritet në 100 dollarë, paralajmërohet përshkallëzim i ri ushtarak SHBA – Iran
  • Trump nënshkruan urdhrin, u ndalon presidentëve të ardhshëm të bëjnë ndryshime në Zyrën Ovale të SHBA-së
  • Horoskopi 6 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  2. ali baba me 40 hajdutet on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. Detari on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  4. ali baba me 40 hajdutet on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  5. Cen durimmadhi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?