Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inteligjenca amerikane, dyshime për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inteligjenca amerikane, dyshime për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
AktualitetKryesore

Inteligjenca amerikane, dyshime për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara raporton se ka mbledhur informacione specifike që hedhin dyshime mbi idenë se Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin, dhënien e burimeve ose miratimin e sulmit të përgjakshëm të së shtunës ndaj Izraelit nga Hamasi. Sipas CNN, komuniteti i inteligjencës nuk është gati për të arritur një përfundim të plotë pasi janë ende në hetime dhe mbledhjen e provave të përfshirjes iraniane në sulmin që kapi në befasi si Izraelin ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, që nga sulmi, zyrtarët qeveritarë kanë theksuar të gjithë mbështetjen e rëndësishme të Iranit për Hamasin, duke përfshirë armët dhe financimin, që do t’i kishte ndihmuar ata edhe nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Burime për CNN thanë se kjo pjesë e inteligjencës ka bërë që analistët amerikanë të anojnë drejt një vlerësimi fillestar, se qeveria e Iranit nuk luajti një rol të drejtpërdrejtë në sulm. Për ditë të tëra, zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë publikisht se nuk kanë asnjë tregues se Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulm, edhe pse ata e kanë dënuar Teheranin si gjerësisht “bashkëpunëtor” në sulm, për shkak të mbështetjes së tij historike për Hamasin.

“Ne po kërkojmë të marrim informacione të mëtejshme. Nuk kemi të dhëna ende për mbështetjen e Iranit ndaj Hamasit,” u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Irani ka qenë për vite me radhë mbështetës kryesor i Hamasit, duke i ofruar atij dhjetëra miliona dollarë, armë dhe komponentë të kontrabanduar në Gaza, si dhe mbështetje të gjerë teknike dhe ideologjike. Por Hamasi ruan një shkallë të pavarësisë nga regjimi iranian. Teherani nuk ka këshilltarë në terren në Gazën e bllokuar, sipas ish-zyrtarëve të sigurisë dhe analistëve të tjerë rajonalë, dhe nuk komandon aktivitetet e grupit.

- Publicitet -

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?