Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Kemi detyrime ndaj Italisë, një jetë nuk mjafton për ta nderuar…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Kemi detyrime ndaj Italisë, një jetë nuk mjafton për ta nderuar…
Politike

Rama: Kemi detyrime ndaj Italisë, një jetë nuk mjafton për ta nderuar…

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u nderua sot në Pescara me  “Urdhri i Minervës”, në nisjen e vitit akademik, me ftesë të universitetit të njohur, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t.  Rama foli për shtypin italian rreth kësaj vizite dhe raportet e Shqipërisë me Italinë dhe Evropën në tërësi.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se Urdhri i Minervës” është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve.

Rama tha se ky nderim i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne, brezin tonë, këta që jemi kur bëhet fjalë për mikpritjen dhe përmbushjen e detyrimeve.

- Publicitet -

“Ndaj Italisë kemi një detyrim për të nderuar, të cilin një jetë nuk mjafton për ta nderuar plotësisht”, tha kryeministri Rama.

Më pas, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në ceremoni

Shqipëria, për mendimin tim, ka një rol kyç në kujtesë, sidomos në këtë moment historik. Për emigrantët veanërisht, edhe për këta të fundit, për fat të keq me humbje jete të shumta në numër, edhe sepse po përjetojmë momente lufte. Ne i kemi mirëpritur, ne jemi miqtë tuaj dhe ju jeni miqtë tanë. Çfarë mund të bëhet për të punuar së bashku për paqen?

 Është një përpjekje e madhe që po bëjnë të gjithë si ata që po dërgojnë armë në Ukrainë, ashtu dhe ata që janë kundër dërgimit të armëve. Të gjithë duan paqen dhe nuk është e thjeshtë pasi ndodhemi në një gjendje tejet të veçantë, do të thoja një agresion ushtarak në Evropë duke vënë diskutim, në mënyrë brutale, do të thoja, sovranitetin dhe integritetin territorial të një vendi evropian.

Sigurisht që do të ishte ideale të kishim një paqe pa përdorimin e armëve, por nuk e shoh të mundur këtë, të kthesh faqen tjetër është një ide shumë e mire, por jo atëherë kur bëhet fjalë për një pushtues. Historia nuk na servir asnjë rast në të cilin duke i drejtuar faqen tjetër një pushtuesi është arritur paqja dhe pushtuesi është kthyer në shtëpinë e tij.

Duhet të përpiqemi të ekuilibrojmë të dy gjërat, është shumë më e thjeshtë të thuhet se sa të veprohet por duhet domosdoshmërisht të punojmë çdo ditë për të krijuar një spirale të mundshme negociatash ndërsa luftimet vazhdojnë pasi nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të thotë fjalën e saj atëhere çdo gjë do të kishte përfunduar tashmë që më siguri nuk do të ishte paqja, por pushtimi ushtarak i një vendi evropian.

E papranueshme.  Por nga ana tjetër duhet të përpiqemi gjithmonë. Ka të tjerë shumë më të zgjuar se unë për të dhënë një zgjidhje. Unë momentalisht nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjidhjes që kanë përcaktuar të gjitha vendet perëndimore, pasi kanë reflektuar mjaftueshëm rreth kësaj, pra, të rezistosh deri në fund për të imponuar në fund një zgjidhje të negociuar.

-Keni frikë për territorin tuaj?

 Nuk do të thoja, ne jemi anëtarë të NATO-s, gjendemi krejtësisht në kushte të tjera, me siguri rajoni ynë është një rajon vulnerabël, një rajon i përbërë prej 6 Vendesh, flas këtu për Ballkanin Perëndimor, 3 prej të cilëve janë anëtarë të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, një është qartësisht krah NATO-s në të cilin ndodhet edhe një bazë e NATO-s, pra Kosova.

  “Kosovo” siç i thoni ju, por thuhet Kosova dhe pastaj kemi Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën ku ka një republikë Srpska ku ndikimi rus është shumë i fortë  dhe ku ka një zemërim i madh ndaj NATO-s, ndaj Perëndimit, ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj Evropës në përgjithësi, pra kemi të bëjmë me një situatë vulnerabël.

Ndaj dhe po punojmë çdo ditë për të mbajtur Serbinë dhe kombin serb nga ana jonë. Deri tani po funksionon dhe unë jam besimplotë se do të vazhdojë të funksionojë.

–Zoti Kryeministër, Abruzzo dhe Shqipëria po afrohen gjithmonë e më shumë, këtë e konfirmon dhe lajmi i sotëm se do të ketë një fluturim direkt nga Pescara drejt Shqipërisë.

Po, patjetër, sa më shumë fluturime të ketë aq më shumë njjerëz mund të lëvizin. Tashmë është bërë mëse e zakonshme që shumë qytetarë udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, nga Shqipëria drejt Italisë. Janë të shumtë shtetasit italianë që vijnë në Shqipëri. Si italianët dhe shqiptarët ankohen se nuk ia dalin dot por kur bëhet fjalë për udhëtime, e gjejnë mënyrën.

Dita e sotme është për ju një ditë e veçantë pasi do të merrni Urdhrin Minerva nga Universiteti Gabriele d’Annunzio.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam ai që do e marrë këtë Urdhër, por sigurisht, duke lënë mënjanë modestinë pasi modestia nuk është një nga pikat e mia më të forta, unë bëra vetëm diçka duke përfaqësuar një vend të tërë dhe ky Vend kështu është, ndoshta nuk është i pasur, ndoshta nuk është aty ku duhet të jetë apo ku do të jetë, nga të gjitha këndvështrimet.

E kam fjalën këtu për faktin se është një vend që duhet të integrohet në Evropë. Por është një Vend që nuk do të harrojë kurrë atë çka Italia ka bërë për shqiptarët dhe do të jetë krah Italisë, pranë saj, pasi është diçka që vjen natyrshëm.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?