Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-deputeti Azgan Haklaj akuzon rënë Gazmend Bardhin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-deputeti Azgan Haklaj akuzon rënë Gazmend Bardhin
AktualitetPolitike

Ish-deputeti Azgan Haklaj akuzon rënë Gazmend Bardhin

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

Azgan Haglaj, ish-deputet, aktivist, publicist dhe një nga analistët më të zjarrtë në televizione, ka lëshuar një bombë në lidhje me të ashtuquajturin Këshill Kombëtar të Gazmend Bardhit. Haklaj, i cili është një nga aktivistët e thekur të PD-së dhe anti-berishist i deklaruar shkruan në një postim të tij se Gazmend Bardhi është rrethuar me rojat e ish-shefit të arrëstuar të Forcave Operacionale.

Postimi i Azgan Haklajt:

Nesër vota për shpresën!

- Publicitet -

Orteku i demokratëve ndan dy epoka!

Edhe tentativa e fundit e puçit kundër PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha mbaroi.

Filloi me hunj e varre në selinë e demokratëve dhe përfundoj me Gazin që u bë gazi i botës.

Ish-sekretari i përgjithshëm në një tavolinë VIP në Kafe Elysse, i rrethuar nga rojet e operacionales së Oltion Bistrit ,”mblodhi” përmes celularit të tij “Këshillin Kombëtar”.

Një veprim mjeran e i neveritshëm që jo rastësisht konçidon me fushatën e SPAK-ut kundër krimit shtetëror.

Gazeli, një Sanço Panço modern u bë kryefjalë e kallxues i ditës së djeshme me skenarin e orkestruar nga trekëndëshi i Bermudës për të hequr vemendjen nga situata e rëndë që po kalon qeveria”Rama”, sidomos pas raportit alarmant të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili deshmon se krimi i organizuar e ka mundur shtetin në Shqipëri.

Deklaratat qesharake të Gaz Bardhit tashmë janë bumerang për të e çetën antiamerikane që po përjeton grahmat e fundit.

Është shumë e rëndë tek sheh një çetë gezelësh bashkëmoshatar të PDSH-së, të katapultuar pa asnjë meritë në piramidën e saj të rekrutuar nga Katovica tek godasin PDSH-në dhe i bëjnë shërbesën e fundit trekëndëshit të Bermudës me mbledhje skutave të fazlliçëve e bodrumeve të deribaskëve.

Këta janë pra Bardhi e gazistët, Gazi e gazelët, një grup menekinësh që për turpin e tyre harruan se kush i mandatoi të ulen pa asnjë meritë në Kuvendin e Shqipërisë të cilin pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do kenë shans ta shijojnë.

Nesër demokratët shqiptarë do t’ju drejtohen kutive të votimit jo thjesht për të konfirmuar liderin e tyre.

Vota e nesërme është vota e ndarjes përfundimtare nga e shkuara e tranzicioni i helmuar e deformuar nga Sali Berisha Katovica dhe enturazhi i tij, pjellë e Ramiz Alisë dhe komunizmit.

Nesër vota jonë është për dekomunistizimin, për despiunizimin, për defeudalizmin, për demercenarizmin, për denepotizmin, rrëzimin e kulteve e miteve të rreme, për emancipimin dhe europianizimin e politikes shqiptare.

Vota jonë nesër mbi gjithshka është konfirmim se demokratët e vërtetë kanë një aleat real në glob që janë SHBA-ja dhe asnjë i shitur e i blerë, asnjë sherbim sllav Fazlliç e Deribaskë nuk mund ta zëvendësojë këtë aleancë.

Vota e demokratëve shqiptarë nesër shenon epokën e re të PDSH-së, ndarjen përfundimtare me të shkuarën.

Aleanca qytetare për demokracinë do të çertifikojë epilogun e tranzicionit, fundin e autokracisë dhe prologun e demokracisë shqiptare.

Dikush mendon se me paratë e fazlliçëve deribaskëve e me televizionet “fake” të tyre mund të mposhtë demokratët.

Paradat e “fuqisë” dhe “mazhorancës” së sajuar ishin thjesht flluska sapuni.

Demokracia para se gjithash është frymë është  vizion, është mision.

Demokracia nuk është bajraktarizëm, nuk është sistem klanor, nuk është rrugë përfitimi për familjen dhe enturazhin.

Nesër ndahen dy epoka.

Nesër vera përvëluese do të përvëlojë përjetësisht mentalitetin e vjetër që ka uzurpuar demokracinë, ka vrarë shpresën, ka dhunuar lirinë, ka rrënuar ekonominë.

Nesër do numërohen jo vetëm votat e demokratëve qëndrestarë, por votat e njerëzve të lirë e misionarë.

E misionarët nuk maten me numra por me qellime dhe ide.

Nënë Tereza ishte e vetme në Kalkuta në fillimet e saj por vizioni e këmbëngulja e benë që sot të jetë Nëna e botës, Shenjëtore e përjetshme.

Vota nesër nuk është votë vetëm për të zgjedhur drejtuesin e PD-së, por votë për fatin e gjithë shqiptarëve.

Lulzim Basha, është  investimi me serioz euroatlantik që nesër do t’ju prijë fateve të vendit e kombit.

Unë jam i sigurt ashtu si mijëra demokratë se z Basha ka jo vetëm vullnetin, kapacitetin,eksperiencën dhe kultivitetin, por edhe suportin e fuqishëm të ikonës së demokracisë botërore SHBA-ve, tashmë  të konfirmuar botërisht.

Nesër fillon orteku i demokratëve.

Nesër fillon e ardhmja.

Çeta e non gratave do të ngelet e shkuara që vetëm ti kujtosh të shkaktojnë neveri e ankth.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?