Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bill Clinton: Shqipëria një shembull suksesi, është kaq e bukur! Uroj që e gjithë bota ta vizitojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Bill Clinton: Shqipëria një shembull suksesi, është kaq e bukur! Uroj që e gjithë bota ta vizitojë
Lajmi i funditPolitike

Bill Clinton: Shqipëria një shembull suksesi, është kaq e bukur! Uroj që e gjithë bota ta vizitojë

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Për episodin final të podkastit të saj për këtë sezon, Hillary Clinton zgjodhi bashkëshortin e saj, Bill Clinton, presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara.

Një bisedë e gjerë, ku u kujtua shumëçka dhe nuk kishte si të mungonte as Shqipëria dhe Kosova. Urime dhe përgëzime u përcollën nga Clinton në këtë bashkëbisedim të ngrohtë për Shqipërinë.

Ish-Presidenti amerikan theksoi me bindje se Shqipëria është një pamje se si bota mund të lëvizë nga e mbyllura në të hapur dhe se si bota mund të kalojë nga lufta në paqe.

- Publicitet -

Clinton thekson se, kabineti i vendit është rreth 40% femra dhe se Shqipëria ka një nga qeveritë më të reja, më të fuqishme dhe më të balancuara gjinore në Evropë.

“Kështu që uroj që e gjithë bota të shkojë në Shqipëri për një ose dy ditë. Dua të them, është një vend kaq i bukur dhe ata e dinë se si është të humbasësh gjithë lirinë e tyre. Ata nuk po i bëjnë këto debate që po bëjmë ne në Amerikë. Gjithçka që ata donin të flisnin ishte e ardhmja”.

Ai edhe një herë solli në vëmendje se kur u përfshi në çështjen e Kosovës – vendi në atë kohë ishte pjesë e Serbisë, por në thelb ishin mbi 90% shqiptarë që po luftonin për ekzistencën kundër Millosheviçit dhe Serbisë.

“Ne jetojmë këtu në Chappaqua, New Jork. Dhe New Jork-u ka popullsinë më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë. Dhe shumë prej tyre është e përqendruar në vendin ku jetojmë. Poshtë këtij blloku nga ku po flas, kemi dy familje shqiptare kosovare. Pra, shkova atje. Nuk kam qenë kurrë më parë në Shqipëri”.

Kjo e fundit ndryshoi derisa ishte i ftuar nga kryeministri Edi Rama, për të cilin ish-presidenti thotë se është një artist i talentuar dhe një ish-basketbollist goxha i gjatë. Ai rikujtoi vizitën në atë që ishte “bujtina zyrtare komuniste në kohën e Stalinizmit”.

Clinton zhvilloi më 3 dhe 4 korrik një vizitë në Shqipëri, ku u nderua edhe me titullin Yllit të Mirënjohjes për Arritjet Publike, si edhe lëshoi një sërë mesazhesh të fuqishme për situatën aktuale në rajon dhe më gjerë.

Sa duket, vizita e parë për të në Shqipëri, i ka lënë mbresa të veçanta edhe pas një jave presidentit të 42-të të SHBA-ve, ku përmes një postimi në median e tij sociale Twitter, ai e bëri Shqipërinë shembull për një vend që përqafon demokracinë.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”.

Kështu ka shkruar ai, duke shpërndarë edhe një video nga nderimi që shqiptarët i bënë përzemërsisht gjatë vizitës.

Ndër mesazhet e tjera që ai dha – mbi të gjitha për situatën e krijuar në veri të Kosovës – ishin ato të “fundit të një marrëzie konfliktuale.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë dhe do të doja të mos ndodhte kurrë”.

Kështu – me një historik të situatës – Clinton u shpreh se nuk ishte vendim i tij, por i kosovarëve për të krijuar ato “katër komuna në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër”.

Ai tha se votimi ishte një gabim dhe se “tani është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre”.

Duhet kujtuar se gjatë presidencës së tij tetë-vjeçare, ishte pikërisht Bill Clinton, kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili mori vendimin e guximshëm për të nisur bombardimet e NATO-s në Serbi dhe për të çliruar Kosovën nga agresori.

Ndërsa, mbi Shqipërinë, ai pranoi se të gjithë aleatët duhet të jenë bashkë kur bëhet fjalë për ta mbështetur.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?