Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie
BoteLajmi i fundit

Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

Published: April 13, 2024
Shpërndaje

Ndërsa kryetari i ri në detyrë i Dhomës së Përfaqësuesve përballet me një rebelim nga radhët e ligjvënësve të partisë së tij kundër përpjekjeve për ndihma të reja për Ukrainën dhe Izraelin, ai mori një mbështetje publike të premten nga kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump.

“Ai po bën një punë vërtet të mirë, në rrethana shumë të vështira”, tha ish-presidenti Trump, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në fillim të një konference të përbashkët për shtypin me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Ish presidenti Trump sugjeroi që republikanët të bëjnë përpjekje për ndihma të mëtejshme amerikane për Ukrainën “në formën e një kredie, në vend të një dhurimi”.

- Publicitet -

Zoti Johnson, i zgjedhur ligjvënës në shtetin Luiziana, është në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve nga muaji tetor. Ai nuk komentoi për ndihmat. Por, qëndrimi i zotit Trump pritet të ndikojë tek disa ligjvënës republikanë.

Sipas ligjvënësit republikan Steve Scalise, kryetari Johnson ka negociuar me Shtëpinë e Bardhë për një propozim për ndihmat, që do të ndryshonte nga paketa e ndihmave e përfshirë në projekbuxhetin prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Senati.Ndihma për Ukrainën është ndër elementët më të debatuar, ndërsa vazhdon luftën me Rusinë. Po kështu edhe ndihma për Izraelin, që vazhdon ofensivën kundër Hamasit në Gazë.

I pyetur nga shërbimi në gjuhën ukrainase i Zërit të Amerikës, Ligjvënësi Troy Nehls u përgjigj të enjten se “nuk do t’i jap para Ukrainës, as nuk i kam dhënë ndonjëherë, as nuk do t’i jap. A mund të më thotë dikush se cila është strategjia për Ukrainën?”.

Ligjvënësi Nehls radhitet gjithashtu ndër ligjvënësit republikanë që pretendojnë se zgjedhjet presidenciale të viti 2020 u manipuluan në favor të presidentit Joe Biden. Ligjvënësi Nehls parashikon se nëse zoti Trump do të rizgjidhet president këtë nëntor, forcat ruse “do të jenë larguar nga Ukraina deri më 1 prill”.

Një tjetër ligjvënës republikan, Keith Self, dëshiron që ndihma për Ukrainën të kushtëzohet me rritjen e buxhetit për sigurinë e kufirit SHBA – Meksikë.

Ligjvënësi Self i tha Zërit të Amerikës se ndërsa Kievi pret për ndihma të mëtejshme nga Uashingtoni, duhet t’u drejtohet ndërkohë për ndihma vende evropiane.

“Mendoj se Evropa po fillon të kuptojë se duhet të kujdeset për kopshtin e saj”, tha ligjvënësi Self, që është edhe anëtar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëse kryetari Mike Johnson shihet se po plotëson kërkesat e demokratëve, kjo vetëm do të zgjeronte numrin e ligjvënësve republikanë që janë të pakënaqur me punën e tij drejtuese.

Ndërkaq kryetari Johnson është i detyruar të bashkëpunojë me demokratët për projektligjet kryesore, pasi partia e tij ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi Hakeem Jeffries ka sugjeruar se demokratët mund ta ndihmonin zotin Johnson të qëndronte në postin e kryetarit nëse ai do të ndihmonte për miratimin e propozimit për ndihmat të kaluar në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal i tha shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës se “po shqyrtoj mundësinë e një projekligji të veçantë vetëm për Ukrainën”, për të shmangur vonesat e mëtejshme.

Ligjvënësja demokrate Madeleine Dean u shpreh se është praktikë e gabuar mosdërgimi i ndihmave për Ukrainën dhe e quajti “joamerikan” hezitimin e ligjvënësve nga të dyja krahët.

Detyra për arritjen e një konsensusi në Dhomën e Përfaqësuesve qëndron mbi shpatullat e zotit Johnson, i cili pati votuar kundër çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Vizita e tij në rezidencën e zotit Trump në Florida shihet si një përpjekje për të gjetur mbështetje nga ish-presidenti. Mbështetja e tij ka qenë jetike për zyrtarët kryesorë republikanë.

Mungesa e mbështetjes së tij për ish-kryetarin e mëparshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, si dhe për ish-kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel solli largimin e tyre nga këto poste drejtuese.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët
  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Mufe on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  2. Kshu del nga komentusit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  3. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Vl on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?